Qëllimi është “për të përshpejtuar zbulimin dhe ruajtjen e artikujve në Pinterest,” tha kompania në një deklaratë. Ajo do të vazhdojë të operojë si një aplikacion i pavarur, dhe ekipi i Instapaper do të punojë për të dy, këtë aplikacion dhe në Pinterest në përgjithësi. Kushtet e marrëveshjes nuk janë zbuluar ende.
Si një motor kërkimi vizual, Pinterest nuk është menduar shpesh si një vend për të vendosur bookmark të shkruar në përmbajtje. Por në vitin 2013, kompania prezantoi ‘pins’ për artikujt, një format që krijon bookmarks bashkë me një foto dhe një paraqitje paraprake në formën ‘preview’ të tekstit.
Shitja e Instapaper sugjeron se kompania beson se ka shumë për të bërë atje – edhe pse kjo nuk është e sigurt se sa e vlefshme do të jetë për Pinterest. Instapaper mund të përdoret falas ose në një version premium $ 30 në vit; por kompania nuk ka thënë se sa abonentë ka.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.