Kush është bashkëpunimi i radhës i Facebook

Cili është bashkëpunimi i radhës i Facebook


 

Gjiganti Facebook ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me agjencinë e lajmeve Reuters për të verifikuar materialet e publikuara në këtë rrjet social, përfshirë edhe aplikacionin tjetër Instagram.

Nën presion për luftim të lajmeve të rreme para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara, Facebook ka nisur një program pilot amerikan nga dhjetori i vitit të kaluar për të vërejtur më shpejt dezinformimin.

Ky veprim ka ardhur pasi agjencitë amerikane të inteligjencës kanë thënë se hapësirat e rrjeteve sociale janë shfrytëzuar në fushatën ruse me qëllim të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Moska në anën tjetër mohon këto pretendime, sipas REL.

Lexo: Facebook ju gjurmon ku jeni edhe nëse e keni fikur lokalizuesin

Agjencia e lajmeve Reuters ka thënë se ka krijuar një department të ri për të verifikuar fotografitë, videot, titujt dhe materialet e tjera që publikohen në Facebook për audiencën amerikane në gjuhën angleze dhe atë spanjolle.

Përveç Reutersit, Facebook bashkëpunon edhe me agjenci të tjera informative siç janë Associated Press dhe Agence France-Presse.

Burimi: Gazeta Express

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0