Gjithashtu do të diskutohet rreth opsioneve për menaxhimin e identitetit, duke treguar se si të implementojmë autentifikimin e palëve të treta në aplikacionin tuaj me #Facebook, #Twitter, #Google, #Microsoft dhe #GitHub.
Ju do të mësoni si të siguroni aplikacionet ASP.NET kundër sulemeve më të zakonshme.
Lexoni: Ervis Trupja, shqiptari që i bashkohet ekipit të LinkedIn
Temat e përfshira:
– Menaxhimi i identitetit
– Autentifikimi vs. autorizimit
– Certifikimi përmes Facebook, Google, Microsoft dhe më shumë
– Konfirmimi me email
– Vërtetimi me dy hapa
– Autorizim i thjeshtë, bazuar në rolin dhe bazuar në pamje
– Mbrojtje nga cënueshmëria
Ky kurs ofrohet në LinkedIn Learning, ju mund të klikoni këtu për tu bërë pjesë e tij: https://bit.ly/2LCfnub
Ervisi udhëton drejt Kalifornisë në zyrat e LinkedIn Corporation (“LinkedIn”) ku punon për kursin online çdo herë që do të publikojë kurse. Udhëtimi i radhës, sipas tij, do të jetë në Tetor.
Për kursin ka punuar i vetëm, duke qenë nën vëzhgimin e një menaxheri nga LinkedIn, i cili kontrolloi scriptet, ideimin dhe ecurinë e kursit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto