Presidenti William Henry Harrison vdiq pak pasi kishte mbajtur fjalimin inaugurues më të gjatë në histori. Në një ditë të ftohtë dimri në vitin 1841, Harrison foli për një orë e 45 minuta- për të provuar se çfarë njeriu ishte. Pastaj ai u sëmur me pneumoni dhe vdiq vetëm pas 32 ditësh në detyrë. Ai u përpoq që të mos shfaqte dobësi. Ai u shua.
Mësimi për Trump, i cili sapo ka dalë pozitiv me koronavirus- është i qartë: mos u përpiqni të shfaqeni më të fortë seç jeni. Infeksioneve virale nuk u bëjnë përshtypje sjelljet maskiliste. Ai duhet të lërë mënjanë përpjekjet për rizgjedhje, për aq sa është e mundur njerëzisht, të pushojë dhe të shërohet.
Trump është një i moshuar me energji të tepruar- ai nuk fle shumë, kjo dihet. Ai nuk i merr gjërat lehtë. Por mjekët duhet ta këshillojnë atë dhe të shoqen, e cila po ashtu ka dalë pozitive, të bëjnë pikërisht këtë. Presidenti duhet të dëgjojë. Nëse Trump ka nevojë për një shembull, ai duhet të shikojë mikun e tij, Boris Johnson, i cili u përpoq të vazhdonte punën në fazat e para të sëmundjes dhe përfundoi gati duke vdekur në terapi intensive. Boris është si Trump, një njeri i madh me energji të madhe. Infeksioni i tij me Covid-19 mund të kishte përfunduar ndryshe. Dhe ai është 18 vjet më i ri se presidenti amerikan.
LEXO: Pas infektimit me Covid, Trump shtrohet në spital
Trump ishte kaq i shqetësuar për Boris, sa ai ishte gati të dërgonte mjekë amerikanë për ta trajtuar nw momentet e vështirësisë. Boris duhet t’ia ri paguajë nderin duke i thënë që të bëjë pushim disa ditë, të injorojë zgjedhjet dhe të përqendrohet plotësisht në kalimin e infeksionit. Ndoshta një nga këshilltarët e Trump- jo Hope Hicks, e cila doli pozitive pak para Trump- duhet t’ia marrë telefonin celular që të mos e kalojë gjithë ditën në shtrat duke ‘cicëruar’. Kjo do sillte të gjitha llojet e përfitimeve.
Padyshim ka shumë njerëz të neveritshëm në median sociale që duan që Trump të vuajë dhe të vdesë- dhe që postojnë materiale të shpifura për këtë qëllim. Por shumica për fat nuk janë të tillë dhe nuk duan që fatkeqësia e dikujt të shndërrohet në një tjetër përleshje në luftën e kulturave. Siç e pamë me Boris Johnson, publiku do të lutet dhe do të dëshirojë që lideri i tyre të shërohet shpejt. Nëse ky vullnet i mirë do të përkthehet në kapital politik para zgjedhjeve, kjo është tjetër pyetje- e cila ndoshta është mirë të lihet për nesër.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto