Kur nuk arrin të mbash më të mirët. Messi largohet nga Barcelona - Business Magazine Albania

Kur nuk arrin të mbash më të mirët. Messi largohet nga Barcelona

Messi largohet

Lionel Messi, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka shpërthyer në lot gjatë konferencës së shtypit, ku bëri të ditur largimin nga skuadra e tij e përjetshme, Barcelona.

Largimi i tij i papritur u argumentua me pamundësinë financiare nga ana e klubit. Argjentinasi 34 vjeçar ka luajtur në klubin e Barcelonës për 21 vjet. Me 682 gola, ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 682 gola.

Messi theksoi gjatë konferencës se, “Në këtë klub jam rritur, jam bërë ky që jam. Ndihem shumë i trishtuar që më duhet të largohem nga ky klub. Nuk e prisja. Mund të them vetëm se kam bërë gjithçka të mundshme për të qëndruar këtu. Unë u përpoqa të sillesha me thjeshtësi dhe respekt dhe shpresoj se për këtë do të më kujtojnë kur të largohem nga klubi”.
Në mediat sociale kanë vërshuar kritika rreth trajnerit të klubit, i cili sipas tifozëve nuk e ka menaxhuar mirë situatën, madje ka bërë një zgjidhje të gabuar duke larguar simbolin e skuadrës.

Lexo: Çfarë po ndodh me kinematë në Shqipëri? Fillojnë falimentimet

Mediat franceze kanë raportuar se ai do të kalojë tek skuadra Paris St Germain. Ndërsa pasojat e këtij vendimi do të duken në vitet në vijim tek skuarda e Barcelonës.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0