Kupton se nuk po dëgjohesh në bisedë? Ja si të rikthehesh në ....... - Business Magazine Albania

Kupton se nuk po dëgjohesh në bisedë? Ja si të rikthehesh në qendër të vëmendjes!

Në një botë ku telefonat, orat inteligjente dhe mendimet e rastësishme e ndërpresin vazhdimisht përqendrimin tonë, të dëgjuarit me vëmendje është bërë luks. Dhe shpesh, këtë e ndjejmë në bisedat tona të përditshme. Sa herë ke qenë duke folur dhe ke kuptuar se personi përballë është i pranishëm vetëm fizikisht?

Por si të veprojmë kur përballemi me një situatë të tillë? Si të rikthejmë vëmendjen e bashkëbiseduesit dhe të sigurohemi që fjala jonë ka peshë?

Lexo gjithashtu: 10 thënie nga Stephen Covey që mund t’ju ndryshojnë jetën

  1. Ndal dhe reflekto! A është problemi tek ti?

Ekspertët e komunikimit sugjerojnë që, përpara se të fajësojmë tjetrin për shpërqendrimin e tij, të bëjmë një hap pas dhe të analizojmë situatën. Psikologët përdorin termin “dalja në ballkon”, një metaforë për të shikuar bisedën nga jashtë dhe për të kuptuar nëse ndoshta ne vetë jemi duke folur gjatë pa dhënë hapësirë për përgjigje.

Një nga arsyet që njerëzit humbin interesin është se biseda është e njëanshme. Profesoresha e Harvardit, Alison Ëood Brooks, e quan këtë fenomen “ZQ” ose “Zero Questioners”, persont që nuk bëjnë pyetje, vetëm flasin. A jemi ne të tillë?

  1. Supozoje që nuk po ta bëjnë me qëllim

Në vend që të mendojmë se po na shpërfillin, mund të marrim parasysh faktorë të jashtëm. A janë ata të stresuar? A kanë një shqetësim personal? Në shumë raste, shpërqendrimi i tyre nuk ka të bëjë fare me ne.

Duke mbajtur këtë mendësi, shmangim emocionet negative dhe ruajmë qetësinë në bisedë.

Lexo gjithashtu: Jeta në një flluskë: Tragjedia e realiteteve tona personale

  1. Rikthe vëmendjen me një pyetje

Një nga mënyrat më të fuqishme për të tërhequr vëmendjen është t’u bësh pyetje të drejtpërdrejta. Përdorimi i emrit të tyre e bën pyetjen më personale:

“Si e ke përballuar këtë situatë më parë?”, “Çfarë mendon ti për këtë?”.

Pyetje të tilla nuk mund të marrin përgjigje të shkurtra dhe shpesh e detyrojnë tjetrin të ndalojë e të reflektojë. Pasi të përgjigjen, vazhdo me një pyetje tjetër: “Mund të më tregosh më shumë?”, kjo krijon një dinamikë të re dhe e zhvendos fokusin përsëri tek biseda.

  1. Lëre heshtjen të bëjë punën e saj

Ndonjëherë, strategjia më e mirë është të ndalosh së foluri. Heshtja krijon një pauzë të sikletshme, dhe njerëzit natyrisht përpiqen ta mbushin atë. Në momentin që bashkëbiseduesi e kupton se biseda ka ndalur, ai do të përqendrohet sërish tek ty.

Lexo gjithashtu: 10 gjëra që nuk duhet t’i shtyjmë për veten tonë, sipas psikologjisë

  1. Ndrysho pozicionin ose mjedisin

Lëvizja fizike ndihmon për të rindezur bisedën. Nëse jeni ulur, qëndroni në këmbë. Nëse jeni në këmbë, sugjeroni të uleni diku. Këto ndryshime të vogla mund të rrisin përqendrimin dhe të sjellin një energji të re në bisedë.

Komunikimi efektiv nuk është vetëm çështje e të folurit bukur, por edhe të dëgjuarit me kujdes. Nëse ke ndjerë ndonjëherë që nuk po të dëgjojnë, mos e merr personale menjëherë. Eksperimentoni me këto teknika për të parë se si mund të ndryshojë dinamika e bisedës suaj.

Në fund të fundit, bisedat më të mira nuk janë ato ku flasim më shumë, por ato ku të dy palët ndihen të dëgjuara.

HBR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0