10 thënie nga Stephen Covey që mund t’ju ndryshojnë jetën ........... - Business Magazine Albania

10 thënie nga Stephen Covey që mund t’ju ndryshojnë jetën

Stephen Covey, një nga mendimtarët më të mëdhenj të lidershipit dhe zhvillimit personal, do të mbahet mend gjithmonë për librin e tij të famshëm “The 7 Habits of Highly Effective Teens”, i cili ka shitur mbi 25 milionë kopje në mbarë botën. Me një stil të thjeshtë por të thellë, Covey ka ndihmuar miliona njerëz të ndryshojnë mënyrën si jetojnë dhe punojnë.

Përveç koncepteve të fuqishme si “Ji proaktiv”, “Mendo me fundin në mendje” dhe “Vendos gjërat e rëndësishme në radhë të parë”, Covey ka lënë pas edhe një sërë thëniesh që mund të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si e perceptojmë jetën dhe suksesin.

Lexo gjithashtu: Strategjia psikologjike e një CEO-je që ndihmon në arritjen e suksesit – mund të zgjasë më pak se 30 sekonda

Më poshtë janë 10 thënie të tij, që mund të bëhen udhërrëfyese për këdo që dëshiron të përmirësojë jetën e tij personale dhe profesionale:

  1. “Çelësi nuk është të prioritizosh atë që është në orarin tënd, por të planifikosh sipas prioriteteve të tua.”

Në vend që të mbushësh ditën me detyra të rastësishme, fokuso energjinë te ato që kanë më shumë rëndësi.

  1. “Gjithçka ka të bëjë me mbajtjen e gjësë kryesore si gjëja kryesore.”

Mos lejo që shpërqendrimet dhe angazhimet e panevojshme të të largojnë nga qëllimet e tua kryesore.

  1. “Jeto nga imagjinata jote, jo nga historia jote.”

Mos u kufizo nga e kaluara. E ardhmja nuk varet nga gabimet apo përvojat e djeshme, por nga vizioni dhe veprimet që bën sot.

Lexo gjithashtu: Jeta në një flluskë: Tragjedia e realiteteve tona personale

  1. “Besimi është ngjitësi i jetës. Është përbërësi më thelbësor i komunikimit efektiv dhe parimi që mban të bashkuara të gjitha marrëdhëniet.”

Në biznes dhe në jetën personale, besimi është themeli i çdo lidhjeje të suksesshme.

  1. “Shumica e njerëzve harxhojnë shumë kohë për atë që është urgjente dhe shumë pak kohë për atë që është e rëndësishme.”

Dallimi mes diçkaje urgjente dhe diçkaje të rëndësishme mund të përcaktojë suksesin ose dështimin tënd.

  1. “Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Unë jam produkt i vendimeve të mia.”

Mos fajëso të tjerët apo situatat e jashtme për jetën tënde. Vetëm vendimet e tua e formësojnë të ardhmen tënde.

  1. “Duhet të vendosësh cilat janë prioritetet e tua më të larta dhe të kesh guximin, me mirësjellje dhe pa ndjesi faji, të thuash ‘jo’ për gjërat e tjera.”

Nëse nuk i vendos prioritetet e tua, dikush tjetër do ta bëjë për ty.

  1. “Unë u mësoj njerëzve si të më trajtojnë duke u treguar çfarë do të lejoj dhe çfarë jo.”

Vetëm ti vendos kufijtë se si të tjerët të trajtojnë.

Lexo gjithashtu: Orare fleksibël pune për gratë dhe burrat që kujdesen për familjarët

  1. “Dashuria është një fjalë. Dashuria si ndjenjë është fryti i veprimeve tona dashamirëse.”

Dashuria nuk është vetëm një ndjenjë, por një angazhim dhe një veprim i përditshëm.

  1. “Jeto, duaj, qesh dhe lër diçka pas.”

Jeta është më shumë sesa sukseset personale, është edhe ndikimi që lëmë pas.

Mesazhi i tij është i thjeshtë por i fuqishëm, suksesin nuk e sjell rastësia, por zgjedhjet që bëjmë çdo ditë. Në një botë të mbushur me shpërqendrime, filozofia e Covey na kujton se duhet të fokusohemi te ajo që ka vërtet rëndësi.

Cila nga këto thënie të bëri të reflektosh për jetën tënde?

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0