E pranishme në Konferencën Ndërkombëtare për Mundësitë Ekologjike për Sektorin Financiar në Shqipëri të organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ambasada Zvicerane dhe Banka Botërore, Kumbaro tha se, “Shqipëria është zero ndotëse për ngrohjen globale në raport me vende te tjera”.
Ministrja Kumbaro tha se një nga politikat e rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria përballë sfidave të kushteve klimaterike është nisma që Shqipëria i është bashkuar koalicionit global për uljen e CO2 në mjedis.
Gjithashtu vijoi ajo, Shqipëria ka përmbushur përshtatjen e aspektit ligjor sipas standardeve më të mira përsa i përket mbrojtjes nga ndryshimet klimaterike.
Në këtë aspekt vijoi Kumbaro përparësi ka marrë edhe zgjerimi i Zonave të Mbrojtura.
“Ne sot kemi rritur nga 17% në 21.5% territorin e Zonave të Mbrojtura ndërsa do të mbajmë angazhimin për rritjen e këtyre sipërfaqeve”, tha ministrja.
Ajo vuri fokusin në bashkëpunimin me institucionet financiare për investime të gjelbra që mbrojnë mjedisin dhe i përgjigjen impaktit të strategjisë së gjelbër që tashmë Shqipëria e ka hartuar me fokus sfidat e posaçme që adreson ndryshimet klimaterike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto