Kujt duhet t’i drejtoheni kur jeni duke kërkuar për një punë tjetër? - Business Magazine Albania

Kujt duhet t’i drejtoheni kur jeni duke kërkuar për një punë tjetër?

Kujt duhet t’i drejtoheni kur jeni duke kërkuar për një punë tjetër?

Nëse jeni duke kërkuar për një punë të re, mund t’i bëni vetes pyetjen: “Cilin person me ndikim do të ftoja për një bisedë, nëse mund ta bëja?” Por e vërteta është se ju tashmë mund të keni njerëz të ndryshëm në rrjetin tuaj të kontakteve, që do të ishin të dobishëm për t’ju këshilluar. Herën tjetër që do të jeni duke menduar të gjeni një punë të re, merrni parasysh këto pesë lloj personash:

  1. Shefin tuaj

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, sepse shpesh duket se është më mirë të fshehësh faktin që po kërkon një punë të re. Por shefi juaj thjesht mund të jetë personi më i mirë për të biseduar.

Kur shefi juaj zbulon se keni qëllime aspiruese, mbase mund të gjejë një mënyrë për t’ju ndihmuar t’i arrini ato brenda kompanisë suaj aktuale ose departamentit tuaj aktual. Mos e përjashtoni mundësinë e një rritjeje në detyrë. Dhe nëse nuk ka një pozicion të përshtatshëm për përparimin tuaj, duke e lënë shefin tuaj të dijë se po kërkoni për një pozicion më të lartë do t’ju shohë si kandidat për një rritje ose ndonjë trajnim.

Sigurisht, kur bëni këtë bisedë, ju tregoni entuziazëm për rolin tuaj aktual dhe tregoni vlerësim për ato që keni mësuar nga shefat tuaj.

  1. Miqtë

Një tjetër grup i individëve që janë në një pozicion të shkëlqyer për t’ju ndihmuar të gjeni punën tjetër janë miqtë tuaj – një i njohur në kolegj, një koleg me të cilin punoni ose një mik me të cilin jeni njohur nga fëmijëria.

Mos kini frikë t’i drejtoheni miqve që punojnë në organizata të tjera dhe që ju respektojnë si profesionist. Pini një kafe me ta dhe pyetini nëse mund të kenë një pozicion në shoqërinë e tyre për të cilën jeni të kualifikuar. Kërkojuni atyre të thonë një fjalë të mirë dhe të caktoni një intervistë. Pjesa tjetër varet nga ju.

Lexo edhe: Hapet tuneli i Llogarasë, ulet me 30 minuta koha e udhëtimit për këtë segment

  1. Drejtuesit

Një rekomandim ose një fjalë e mirë nga dikush që është në një pozicion të lartë është i artë. Nëse keni bërë lidhje me drejtuesit përmes punëve të mëparshme ose rrjetëzimit, shpesh është vendi i shkëlqyer nga ku mund të kërkoni, pasi ata mund të jenë në një pozicion të mirë për t’ju ndihmuar të gjeni punën që kërkoni.

Pra, mendoni për të gjithë drejtuesit që ju njihni, përfshirë drejtuesit në kompaninë tuaj, ose drejtuesit që mund të takoni në një event dhe ftojini ata për një kafe dhe merrni drejtimin. Nëse jeni të sjellshëm, të respektueshëm dhe të drejtpërdrejtë, ata ka të ngjarë t’ju ndihmojnë.

  1. Profesionistët e burimeve njerëzore

Rekrutuesit dhe menaxherët e burimeve njerëzore janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i këshillave dhe referencave. Është puna e tyre të ndihmojnë njerëzit të gjëjnë punë, kështu që ata do të jenë shumë të dobishëm.

  1. Familja juaj

Më në fund, anëtarët e familjes mund të jenë një burim efektiv për t’ju referuar diku. Prindërit mund t’ju krijojnë mundësi mjaft të mira ndërsa mbaroni universitetin apo doni të ndërroni punën tuaj, përmes kontakteve që ata kanë. Kështu që ftojini ata për ndonjë kafe dhe shikoni se çfarë mund t’ju sigurojnë.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0