Kujdes nga dietat plot me proteina - Business Magazine Albania

Kujdes nga dietat plot me proteina


Nga Diola Dosti, Nutriciente

Në një studim të publikuar nga Atkins Center for Complementary Medicine, kërkuesit gjetën se individët obezë që iu nënshtruan dietës së pasur me proteina dhe të varfër në karbohidrate, patën sukses në uljen e peshës dhe uljen e nivelit të kolesterolit.

Ky studim u prezantua edhe në media si real, shkencor, për ta paraqitur këtë dietë si dietë që funksionon dhe është e sigurtë. Por, fatkeqësisht, media nuk shkroi më shumë se kaq.

Ajo që vlen të theksohet, është që këta individë obeze, iu nënshtruan kalorive shumë të kufizuara, jo me shume se 1450 kalori/ditë. Pra 35% me pak se sa ha një njeri mesatarisht në ditë. Nuk ka rëndësi nëse ha ‘krimba’ gjatë dietës. Janë 35% më pak kalori. Dhe nëse merr 1450kalori/ditë, sigurisht që do të biesh në peshë dhe nivelet e kolesterolit do të ulen për një periudhë të shkurtër kohore. Por, nuk mund të themi ngrënia e ‘krimbave’, është e shëndetshme. Konsumimi i dietave të tilla, sidomos tek femijët, shoqërohen me formimin e kalcium oxalateve ose gurë në veshka, vjellje, amenorrhea, kolesterol i lartë dhe mungesë vitaminash.

Lexo: 5 gënjeshtrat më të mëdha në industrinë ushqimore – A e dini se çfarë jeni duke ngrënë vërtet?

Disa studime tek individët që përdorin këto lloje dietash, gjetën se sasia e kalciumit që del nga urina e tyre, është 53% më e lartë, që përkthehet në dëmtim të kockave. Pra, humbja e sigurtë e peshës me dieta të tilla, mund të kushtojë shumë në shëndet. Në anën tjetër, disa studime të publikuara mbi dietat me pak karbohidrate dhe shumë proteina në Australi, thote se komplikimet si aritmi, problemet me zemër, vdekje e papritur, osteoporoza, dëmtimi i veshkave, rritja e riskut për kancer, mund të jenë të lidhura me reduktimin e karbohidrateve për periudha të gjata kohore.

Sipas një raporti në 2002, një adoleshente vdiq papritur pasi mbajti një diete të pasur në shumë proteina. Dietat e varfra në karbohidrate janë të rrezikshme për shëndetin human. Ju mund të humbisni peshë edhe nëse bëni kimioterapi apo nëse pini heroinë, por kjo nuk është një metodë e shëndetshme.

Lexo: Ekspertja e FAO-s Mary Kanny bën thirrje për sistem të fortë të kontrollit ushqimor për të penguar rreziqet nga klima

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0