Ekspertja e FAO-s Mary Kanny bën thirrje për sistem të fortë të kontrollit ushqimor për të penguar rreziqet nga klima

Ekspertja e FAO-s Mary Kanny bën thirrje për sistem të fortë të kontrollit ushqimor për të penguar rreziqet nga klima


Ndryshimi i klimës, ngjarjet ekstreme të motit dhe temperatura në rritje lidhen ngushtë me ushqimin dhe bujqësinë. Në të gjitha gjasat, thonë disa ekspertë, ndryshimet klimatike do të kenë pasoja negative për sigurinë e ushqimit – që do të thotë se do të bëhet më e vështirë për të parandaluar sëmundjet ushqimore në trajtimin, përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit.

Për këtë pikë foli  Mary Kenny, zyrtare e FAO për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit, në një konferencë ndërkombëtare në Stamboll të Turqisë.

Ky ndikim në sigurinë ushqimore mund të vijë nga një sërë shkaqesh, nga ndryshimet në ndotësit e mjedisit dhe nga profilet e patogjenëve deri te kontaminimi i shtuar nga toksina të ndryshme dhe rreziqet në rritje të higjienës, tha Kenny gjatë kontributit të saj në Kongresin e 6-të të Sigurisë Ushqimore mbi ndryshimet klimatike dhe sigurinë ushqimore.

Përshtatja e strategjive të sigurisë ushqimore me një klimë të ndryshueshme duhet të bazohet në fakte dhe për këtë arsye ka nevojë për më shumë kërkime dhe shkëmbim midis të gjithë aktorëve të lidhur në sektorin publik dhe atë privat, tha ajo.

Rreziqet ndaj sigurisë ushqimore mund të lindin në çdo fazë të zinxhirit ushqimor, nga prodhimi fillestar deri tek konsumimi”, tha Kenny, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të bazuar në vlerësimin e riskut për menaxhimin e sigurisë së ushqimit. Sipas tij “Autoritetet e sigurisë së ushqimit duhet të punojnë vazhdimisht për të trajtuar një sërë çështjesh kritike të sigurisë së ushqimit dhe cilësisë. Qoftë kjo me natyrë mikrobiologjike ose kimike, këto çështje janë kuptuar mirë, por megjithatë ato ende paraqesin sfida në shumë kontekste “.

Kenny bëri thirrje për zhvillimin e sistemeve të fuqishme të kontrollit të ushqimit nën përgjegjësinë e autoriteteve kombëtare të sigurisë ushqimore.

“Organizata ka një rol kyç në ndihmën e vendeve në zhvillim për të shqyrtuar ndryshimet në situatat e sigurisë së tyre të ushqimit, për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në përgjithësi për të përmirësuar kuptimin se çfarë nënkupton ndryshimi klimatik për sigurinë e ushqimit”, tha Kenny.

Kongresi dy-ditor pati fjalime të hapura nga përfaqësues të lartë të qeverisë turke dhe Viorel Gutu, Koordinatorja Nënrajonale e FAO për Azinë Qendrore dhe Përfaqësuesi i FAO në Turqi dhe Uzbekistan.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0