Kufizimet, duhet të shoqërohen me paketa lehtësuese për bizneset dhe individët - Business Magazine Albania

Kufizimet, duhet të shoqërohen me paketa lehtësuese për bizneset dhe individët

Roli i shtetit si agjent ekonomik është të rregullojë  tregun në rastet kur ky i fundit përballet me kriza dhe situata të panjohura.

Para pak javësh dukej sikur ekonomia e Euopës po e “merrte veten” duke shënuar rritje në tremujorin e tretë, por mesa duket virusi po godet përsëri tani në prag të dimrit.

Ri-kufizimet në lëvizje si dhe vendosja e fashave orare të operimit të bizneseve sigurisht që do të thonë më  pak konsum. Ky i fundit ka efekt negativ  në ekonomi, duke rritur papunësinë, ulur incentivat për të shpenzuar, nxitur prirjen për të kursyer për një të ardhme e cila është e pasigurt, etj.

Në disa vende të Evropës, javën e kaluar,  kanë nisur kufizimet e lëvizjeve, të operimit të biznesit në fasha orare si dhe të mbylljes së disa prej tyre. Vendime të cilat janë shoqëruar edhe me protesta nga qytetarët, bizneset e vogla dhe të mesme, etj.

Italia, ka qenë një nga vendet e BE-së, e cila është goditur më shumë nga pandemia dhe vendimi i qeverisë javën e kaluar, për të kufizuar vendin deri në orën 18:00, ka ngjallur protesta dhe polemika në vend. Këto kufizime prekin direkt restorantet, baret, shërbimin taxi, por në makro prekin gjithë ekonominë.

Përveç masave shtrënguese qeveria italiane ka premtuar 5 miliard euro në mbështetje të sektorëve më të goditur nga ky kufizim si: restorantet, shërbimin taxi, etj.

Kufizimet dhe mbylljet kanë nisur edhe në vende të tjera, si: Anglia, Gjermania, Franca.

Gjermania me datë 2 nëntor ka filluar kufizimet dhe si mbështetje për bizneset e goditura më së shumti nga këto kufizime, ka premtuar rimbursimin në vlerën  75% të fitimit të gjeneruar në nëntor 2019 (të njëjtën periudhë një vit më parë).

Ndodhur në një situatë të tillë, Shqipëria që prej izolimit të pranverës, nuk ka pasur kufizime të tjera. Ndërkohë  raporti i infektimeve ndaj raportit të testimeve të bëra këto ditë është  rreth 26%. Krahasuar me fillim e situatës ka pasur një rritje nga 3% në maj 2020 deri në vlerën 26% në muajin nëntor 2020.

Grafiku 1. Raporti i infektimeve ndaj numrit të testimeve të kryera (7 prill 2020-7 nëntor 2020) në Shqipëri.

Burimi: Instituti i Shëndetiti Publike

Gjendur përballë kapaciteteve të kufizuara të sistemit tonë mjeksor, momentalisht kufizimi është alternativa më e mirë e mundshme.

A duhet të shoqërohet ky kufizim me ndihma për bizneset dhe individët më të prekur nga ky kufizim?

Nga e hëna në media qarkullon informacioni se mund të rinisin kufizimet e lëvizjeve dhe të operimit të bizneseve në fasha orare 6:00 – 20:00. Universitetet tashmë kanë filluar të japin mësim online dhe jo në auditore.

LEXO: OBSH mbledhje urgjente në Evropë: Izolimet kombëtare, mundësia e fundit

Qeveria në muajt maj-qershor 2020 nxori dy paketa, ndihmë financiare për punonjësit si dhe dy garancitë sovrane për bizneset.  Si masë mbështetëse për bizneset, Ministria e Financave theksoi mospagimin  për gjatë gjithë vitit 2020 të detyrimeve tatimore mbi të ardhurat për bizneset e vogla, ku përfituan 14,410 biznese të vogla. Që prej publikimit të paketës së parë, kishte shumë paqartësi: sesi do të funksiononte, kush kishte të drejtë të përfitonte dhe mbi të gjitha të identifikohej nëse vërtet këto biznese ose individë që aplikuan në secilën prej dy paketave ishin apo jo në marrëdhënie  pune ose realisht të prekur nga situata e kufizimit/ mbylljes. Për të mos nisur këtu edhe diskutimin e vonesave në përfitimet nga secila prej paketave.

Një familje ka si burim të ardhurash pagën dhe gjatë kohës së pandemisë shumë prej tyre dolën të papunë. Kjo do të thotë, humbje e burimeve financiare për të siguruar ushqimet dhe nevojat bazë në familje. Vonesa e shpërndarjes së paketave për individët me 2-3 muaj, e kthen jetesën e këtyre familjeve në “luftë për mbijetesë”.

Ndaj, gjendur përballë vendimit për të kufizuar lëvizjen, funksionimin e bizneseve dhe individëve, qeveria duhet të dalë me një paketë të qartë në mbështetje të grupeve më të prekur nga kjo situatë. Një paketë, e cila duhet të jetë afatshkurtër (1 mujore), për të analizuar kështu efektet në shëndetësi dhe në ekonomi të kufizimit të parë për këtë dimër. Vendim i cili kushtëzohet si nga numri i infektimeve ashtu dhe kapacitetet e spitaleve tona.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0