Ku është rinia atëherë kur merren vendimet?


Kësaj here, të rinjtë pyesin: “Sa peshë ka fjala dhe përfshirja jonë në vendimmarrje? Si mundemi ne të sfidojmë klishenë që thotë: “Të rinjtë janë e ardhmja”? A s’jemi ne edhe e tashmja?
Për të reflektuar rreth këtyre pyetjeve, YAG (Grupi Këshillimor Rinor i Prezencës së OSBE-së) ju fton në takimin e radhës #TëRinjtëFlasin, me pjesëmarrjen e:
• Ergys Gezka, president i “Liburnetik”
• Rudina Hajdari, deputete
• Marjan Lukani, drejtor i Qendrës Rinore “Arka”, Shkodër

Lexo: Akademia “Aftësi për Punë” organizon Shkollën Verore 2019

Bashkohu dhe ti, ditën e mërkurë, më 11 shtator 2019, ora 17:00, tek Tulla Nouvelle Tarrace për të ndarë idetë e tua për hapësirat që të rinjtë kanë e duhet të kenë, për të marrë pjesë aty ku merren vendimet!

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale