Kryeministri Rama: nga prilli paga mesatare mujore 900 euro - Business Magazine Albania

Kryeministri Rama: nga prilli paga mesatare mujore 900 euro

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri në muajin prill, të vitit të ardhshëm, paga mesatare në Shqipëri parashikohet të mbërrijë në 900 euro.

“Me votimin e sotëm i hapim rrugë një procesi që në prillin e ardhshëm na çon në 900 euro pagë mesatare. Sigurisht që do rriten edhe pagat e tjera, por me këtë që po bëjmë sot ne ngjitemi në shtetet më të paguara të rajonit.

Të tjerat janë dokrra hiri. Po pse nuk e kemi bërë më para dhe pse sot nuk jemi në të njëjtën situatë me rajonin? Për të vetmen arsye se ne jemi përballur me situata që rajoni si ka pasur. Tërmeti ndodhi në Shqipëri jo në rajon. Pastaj erdhi pandemia, pastaj agresioni i luftës.

Ju kujtoj të gjithëve atyre që na ndjekin se sot për të gjitha familjet dhe biznesi, por kryesisht biznesin e vogël, funksionon dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet shqiptare dhe biznezi i vogël nuk është vlera e plotë e faturave. Ajo që ata paguajnë ata është vlera e faturave para pandemisë. Me të vërtetë ra çmimi i energjisë ndërkombëtarisht, por jo në këto vlera”.

Ndërkohë ai u shpreh kundër rritjes së menjëhershme të pagave të ministrave dhe deputetëve.

Lexo: Matematikanët sugjerojnë “rregullin 37%” për vendimet më të mëdha të jetës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0