Kryeministri i ri britanik më i pasur se mbreti! Kush është Rishi Sunak? - Business Magazine Albania

Kryeministri i ri britanik më i pasur se mbreti! Kush është Rishi Sunak?

A e bën Rishi Sunakun pasuria e tij 730 milionë paundë shumë të pasur për të qenë kryeministër i Anglisë, është pyetja e shtruar që në titull nga The Guardian, teksa artikulli që pason i gazetës prestigjoze britanike nënvizon sesi kjo pasuri e ish ministrit te financave që tashmë do të marrë në dorë frerët e ekzekutivit është dy herë më e madhe se ajo e mbretit Charles, i cili llogaritet të zotërojë 300 apo 350 milionë paundë.

Sunak dhe bashkëshortja e tij, trashëgimtarja e pasur Akshata Murty, e rivalizojnë po kështu monarkun edhe në raport me rezidencat zyrtare. Ish kanceliar, që pas tërheqjes se Boris Johnsonit nga gara për kryeministër, e pati thuajse të hapur rrugën drejt kreut të partisë Konservatore dhe të vetë ekzekutivit me mposhtjen e lehtë të rivales Penny Mordaunt, ka një sërë pronash një Mbretërinë e Bashkuar e një vilë luksoze në Kaliforni.

Lexo edhe: “Shpëtim” nga çmimet/ Britania ul taksat mbi pagat, mbi naftën dhe shton ndihmën për familjet dhe bizneset e vogla

Në kohën kur miliona britanikë luftojnë për të përballuar koston e rritur të jetesës në mesin e një krize që ka goditur rëndë sidomos Europën, kryeministri i ri është e qartë se nuk mund ta ndiejë vuajtjen e tyre. Fundjavave, Sunak, e shoqja dhe dy vajzat tërhiqen në njërën prej rezidencave të tyre, të ndodhur në fshatin piktoresk të Kirby Sigston, e cila është transformuar në një lloj qendre mirëqënieje, thotë The Guardian, me një pishinë 400,000 £, palestër, studio për yoga, sauna e një  fushë tenisi. Shumë po pyesin a është ky personi i duhur që duhet të drejtojë Anglinë?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0