Kryedoganierja: Biznesi do ti llogarise vete detyrimet - Business Magazine Albania

Kryedoganierja: Biznesi do ti llogarise vete detyrimet


Te gjitha ato biznese qe do te certifikohen me statusin e Operatorit Ekonomik te Autorizuar, do t’i percaktojne vete detyrimet doganore te importit dhe eksporti qe duhet te paguajne. Lehtesia e vetevleresimit pritet qe te kete impakt direkt ne uljen e kostove dhe kohes se shpenzuar per procedura burokratike. Detajet mbi risite e Kodit Doganor dhe prioritetet e administrates qe ajo drejton i beri dje te ditura Drejtoresha e Pergjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, gjate nje takimi me bizneset e Dhomes Amerikane te Tregtise.

OPERATORET
Drejtohesha e Doganave tha se hyrja ne fuqi e Kodit Doganor eshte parashikuar me tri faza. E para ka qene me shume plotesim legjislacioni dhe infrastrukture zbatimi. Kjo faze u shtri pergjate fundvitit te kaluar, kurse zbatimi i fazes se dyte nisi me 1 janar 2015. Nje risi qe solli Kodi Doganor i ndryshuar, sipas Spiropalit, ishte futja e konceptit te Operatorit Ekonomik te Autorizuar. Per te perfituar kete status, bizneset duhet te aplikojne dhe me pas, nese permbushin kriteret, Doganat japin edhe miratimin e nevojshem. Por cilat jane perfitimet reale qe ka nje biznes me statusin e OEA-s. “OEAt kane disa avantazhe, si aksesi ne proceduren e zhdoganimit te centralizuar, duke i lejuar ata te paraqesin deklaratat doganore dhe te paguajne detyrimet ne te shumten e rasteve nga zyra e tyre e regjistruar. AEO-t gjithashtu mund te lejohen te levizin mallrat, nderkohe qe ato jane ende nen magazinim te perkohshem. AEO-t do te kene mundesi gjithashtu te perfitojne nga shtyrje te pagesave, ne baze te nje garancie me nje shume te reduktuar, ne krahasim me operatoret e tjere qe nuk jane OEA, te cilet duhet te sigurojne nje garanci te plote”, sqaroi Drejtoresha e Doganave.

KUSHTET
Per te perfituar statusin e Operatorit Ekonomik te Autorizuar duhet qe nje biznes te permbushe disa kushte. E para dhe me e rendesishmja lidhet me te kaluaren e biznesit. Ky i fundit nuk duhet te kete regjistruar shkelje te renda te pakten 3 vitet e fundit, si dhe duhet te kete nje sistem te pranueshem te menaxhimit te regjistrimeve kombetare, regjistrimit te transportit te mallrave dhe masa sigurie lidhur me teknologjine e informacionit. Por keto nuk jane te mjaftueshme nese nuk ka aftesi paguese si dhe burime te kualifikuara njerezore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0