Kriza e fasonit, 550 persona dalin të papunë në Korçë, viti nis me falimente në të gjithë vendin - Business Magazine Albania

Kriza e fasonit, 550 persona dalin të papunë në Korçë, viti nis me falimente në të gjithë vendin

Kriza e fasonit

Fabrikat në sektorin fason e kanë nisur vitin me falimente. Shoqata Pro-eksport lajmëroi se vetëm në Korçë janë shkurtuar nga puna rreth 550 punonjës dhe një seri aktivitetesh po mbyllen.

Pro-eksport tha se kompania “Extrem shpk’ në Korçë, që kishte 170 punëtorë, po mbyllet. “Spanjel shpk” po në Korçë kishte 350 punëtorë dhe aktualisht ka vetëm 130.

Kompania “Damson” po në Korçë kishte 70 punëtorë dhe aktualisht ka vetëm 30. Po në Korçë kompania “Panspi shpk” kishte 160 punëtore dhe sot ka vetëm 70.

Sipërmarrësja Valbona Vangjeli mbylli fabrikën në Korçë, teksa të tjerat kanë ulur fuqinë punëtore dhe kanë probleme me pagesat nga porositësit, njoftoi Shoqata Pro-eksport.

Në Bilisht  “Toni Oil shpk” që në vitin 2023 kishte 140 persona të punësuar, sot ka vetëm 8.

Sakaq në Tiranë “Shirt&Company – Erman Alba” kanë larguar 170 punonjës nga puna.

Shoqata Pro-eksport raportoi se falimentet do të jenë të mëdha këtë muaj. Shumë fabrika kanë mbajtur punonjësit në punë vetëm sa për të mbyllur vitin.

Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve presin që punësimi të pësojë rënie dyshifrore këtë vit. Rënia më e madhe do të jetë në qarqe se sa në Tiranë. Në qarqe ka një rrjet të vogël linjash prodhimi dhe nuk ka mundësi që të bashkëpunojnë më njëra -tjetrën si në Tiranë ku një fabrikë e vogël mund të marrë punë nga një më e madhe. Shoqata Pro-eksport po përballet çdo ditë me njoftime për rënien e punësimit sidomos në rrethe. Në Korçë, Shkodër dhe Fier ka të  dhëna për mbylljen e shumë njësive të prodhimit dhe rritje të papunësisë gjithashtu.

Shkurtimet nga puna do të jenë më të larta në fabrikat e vogla, të cilat do të ndjejnë më shumë efektet e krizës. Ata zakonisht punojnë si nën-kontraktorë dhe do të mbyllen të parat kur furnitori përballet më rënie.

Punësimi në bizneset e industrisë hyri në krizë që në që tremujorin e tretë të vitit 2022 ku rënia nisi me 0.2% pas një rritje me rreth 7% gjatë gjithë vitit.

Sektori i industrisë përpunuese punëson aktualisht rreth 71 mijë persona më pagë, por numri i tyre pritet të reduktohet me tej gjatë vitit që vjen si pasojë e krizës në sektor dhe faktorit demografik që po redukton forcën e punës në mënyrë natyrale në njësitë e prodhimit të bazuara në krahun e punës.

Ngjarjet pas luftës në Ukrainë përveç çmimeve të larta kanë rritur ndjeshëm kostot e prodhimit në Europë dhe tashmë shumë klientë europian po kërkojë të zhvendosin prodhimin në vende të tjera si Uzbekistani, india dhe Afrika e Veriut.

Kjo tendencë ka bërë që të ulen porositë në fabrikat shqiptare duke bërë që disa nën-kontraktorë në industrinë e tekstilit të këpucëve të falimentojnë.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0