Krijohet roboti që zbulon kancerin e mushkërive - Business Magazine Albania

Krijohet roboti që zbulon kancerin e mushkërive


Auris Health ka zhvilluar një sistem robotik për të identifikuar kancerin në mushkëritë e pacientëve dhe ky është vetëm fillimi.

Endoskopitë që veprojnë në një aparat të gjatë, pasi futen në rrugët e frymëmarrjes, manipulohen brenda trupit të pacientit. Bashkëthemeluesi Fred Moll dhe ekipi i tij në Redwood City kaloi gjashtë vjet në ndërtimin e Platformës Monarch, një sistem robotik që ndihmon mjekët të shikojnë sa më mirë mushkëritë tuaja. Në mars, Auris fitoi hapësirën e FDA për ta përdorur atë për dedektimin e kancerit të mushkërive, i cili vret 1.7 milionë njerëz në mbarë botën çdo vit. Ky dedektim mjekësor mund të përfshijë gjithashtu edhe organe të tjera.

Lexoni: Teknologjia një ndihmë e madhe për zbulimin e kancerit

  • 500 milionë dollarë: Financimi që Auris ka marrë që nga themelimi i saj në vitin 2009
  • $ 500 mijë: Çmimi i parashikuar i një sistemi Monarch Platform (që mund të tingëllojë i shtrenjtë, por është më pak se çmimi mesatar prej 1.5 milionë dollarësh i gjeneratës aktuale të robotëve kirurgjikë)
  • 18%: norma e mbijetesës pesëvjeçare për ata me kancer të mushkërive, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit

Procedura

Bronkodoskopi i lakueshëm, i cili përmban një aparat të vogël, navigon në tubat e ngushtë të mushkrive të një pacienti. Kur arrin në vendin e dëshiruar, një gjilpërë kap një mostër të indeve. Auris si fillim dedekton kancerin e mushkrive, më pas bronkoskopi mund të zhvendoset në kamerat e tjera që përdoren për të kërkuar një sërë sëmundjesh. Startup-i ka kryer tashmë testet për gastrologjinë dhe urologjinë.

Në ekran udhëzohet stafi i infermierisë përmes konfigurimit, ndërsa në një ekran të veçantë, mjeku shikon brenda mushkërive të pacientit dhe një hartë 3-D që regjistron vendndodhjen e instrumentit. Kompania shpreson që Monarch do të përdoret jo vetëm për diagnostikim, por edhe për trajtim gjithashtu. Në fund të fundit, e gjithë procedura mund të jetë e automatizuar.

burimi: inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0