“Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Albagaz”, sh.a., do të jetë 359 068 000 (treqind e pesëdhjetë e nëntë milionë e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë. Kjo vlerë e kapitalit fillestar përfaqëson vlerën me të cilën do të zvogëlohet kapitali i shoqërisë “Albpetrol”, sh.a., pas shkëputjes së njësisë së gazit”, thuhet në pikën 2 të vendimit.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndjekin procedurat e nevojshme për:
a) regjistrimin e zvogëlimit të kapitalit të shoqërisë “Albpetrol”, sh.a., transferimin e vlerës së kapitalit të zvogëluar te shoqëria “Albgaz”, sh.a., si dhe përmbylljen e procedurave për regjistrimin e shoqërisë “Albgaz”, sh.a., në Qendrën Kombëtare të Biznesit;
b) emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërive “Albgaz”, sh.a. dhe “Albpetrol”, sh.a., duke respektuar kufizimet e përcaktuara në ligjin nr.102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”.
Deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm, aktiviteti i shoqërisë do të financohet nëpërmjet fondeve që do të sigurohen nga marrëveshja e huas, e lidhur me shoqërinë “Albpetrol”, sh.a. dhe/ose fondet që siguron mbi bazën e marrëveshjeve me institucione financiare dhe/ose donatorë vendas apo ndërkombëtarë.
burimi: kohajone.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
