Krifca: INSTAT konfirmon shifrën rekord, 51.7 miliardë lekë eksporte bujqësore - Business Magazine Albania

Krifca: INSTAT konfirmon shifrën rekord, 51.7 miliardë lekë eksporte bujqësore

Krifca

Instituti i Statistikave (INSTAT), konfirmoi shifrën rekord prej 51.7 miliardë lekë eksporte bujqësore, që u raportua pak ditë më parë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Lidhur me këtë fakt, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, “për këdo që vuri në pikëpyetje rezultatet e bujqësisë dhe zhvillimit të sektorit, shifrat e publikuara dje nga INSTAT në raportin e tregtisë së jashtme, flasin fort dhe qartë”.

“Sipas INSTAT, për vitin 2022, fermerët, prodhuesit dhe i gjithë zinxhiri ekselent prodhues, përpunues dhe eksportues bujqësor i vendit tonë, arriti nivelin më të lartë historik të eksporteve bujqësore në shifrën rekord 51.7 miliardë lekë”, u shpreh ministrja.

Sipas saj, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e cila llogarit edhe kode të tjera të bujqësisë referuar metodologjisë së Organizatës Botërore të Tregtisë, e llogarit totalin e eksporteve bujqësore edhe më lart, në mbi 55 miliardë lekë për vitin 2022.

Lexo: Tregu “rënës” i teknologjisë ul miliarda nga vlera e markave më të vlefshme në botë

Krifca bëri të ditur se, në sasi Shqipëria ka eksportuar 389,805 ton, ose 42,284 ton me shumë, ku kryeson kapitulli i “Zarzavateve”, me 5,746 ton me shumë eksporte dhe kapitulli i “Frutave” me 17,766 ton më shumë, teksa vuri në dukje faktin se, “këto të dhëna na sjellin më afër me objektivin dhe projeksionet për dyfishimin e eksporteve bujqësore deri në vitin 2030”.

“Ne punojmë bashkarisht çdo ditë duke mbështetur këtë zhvillim përmes politikave tona si për rritjen e cilësisë, gjurmueshmërisë dhe konkurrueshmërisë së tyre, por edhe për zgjerimin e eksporteve drejt tregjeve të reja ndërkombëtare. Falenderime dhe mirënjohje e thellë për punën e palodhur të të gjithë zinxhirit prodhues, tregtues, eksportues i cili na bën krenarë”, deklaroi minsitrja Krifca.

ATSH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0