Kreditë konsumatore: A duhet të ofrohen në mënyrë digjitale në Shqipëri, si në Evropë dhe Amerikë? - Business Magazine Albania

Kreditë konsumatore: A duhet të ofrohen në mënyrë digjitale në Shqipëri, si në Evropë dhe Amerikë?

kredi konsumatore

Në kohët e sotme rehatia dhe shpejtësia janë thelbësore në ofrimin e shërbimeve financiare të paktën në vende të zhvilluara si Amerika, apo vendet e Bashkimit Evropian. Nëse mendja e një konsumatori në fillim shkon tek shërbime si ato të pagesave dhe transfertave, e njëjta gjë prej kohësh ndodh edhe kur vjen puna për të marrë një pale atlete me këste nëpërmjet një kredie të vogël konsumatore.

Website-et e rrejteve të mëdha të dyqaneve, por edhe ato të dyqaneve online më të vogla, ofrojnë blerjen me 3-5 këste të produktit të tyre nëpërmjet një procesi krejtësisht digjital, pra nga smartphone dhe 24/7.

Po në Shqipëri si është gjendja?

Nga vëzhgimi ynë shumë pak biznese ofrojnë në website-et e tyre blerjen me këste të produkteve, por lajmi i mirë është që ky numër sa vjen dhe po zgjerohet shtyrë nga kërkesat e brezave më të reja për “online shopping”, si dhe nga qasjet inovatore të pak institucioneve financiare që e ofrojnë këtë shërbim.

kredi konsumatore

Përgjegjësia e të gjithë aktorëve të tregut që kanë në dorë zhvillimin, ose jo të blerjeve online dhe ofrimit të kreditimit brenda platformave të blerjeve online varion nga rregullatorët e deri tek klienti fundor. Secili duhet të bëjë pjesën e vet në mënyrë që jo vetëm ta kufizojë konceptin e “webshop” dhe “Bli Tani Paguaj më Vonë”, por ta nxisë atë si një nga kontributorët në rritjen e konsumit, pagimin e taksave dhe kënaqësinë konsumatore.

Kreditë e vogla konsumatore duhet të jenë të aksesueshme shpejt, pa mundim dhe në mënyrë dixhitale, ashtu siç kanë qenë prej vitesh në Evropë, Amerikë dhe tregje të tjera të zhvilluara. Megjithatë, për habi, vihen re disa perspektiva që e shohin këtë lehtësi të aksesit në financim si negative. Ndërsa shumë vende e matin progresin me atë se sa e thjeshtë dhe e shpejtë është që konsumatorët të kenë akses në financim, vihet re qe shpesh promovohet mentaliteti i kundërt.

Lexo edhe: Fushata “Garo, Mbështet si Maratonomak” nga Fondacioni Down Syndrome Albania: Ndërgjegjësim dhe mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

Në shumicën e ekonomive të zhvilluara, institucionet financiare janë të lidhura në kohë reale me bazat e të dhënave kombëtare, duke i lejuar ata të marrin informacionin e nevojshëm, si të dhënat e të ardhurave, në çast dhe gjithçka me pëlqimin e klientit. Kjo thjeshton të gjithë procesin e miratimit të kredisë, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më efikas.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0