Kosovë: Vendimet e Qeverisë për parandalimin e koronavirusit mbesin në fuqi deri më 6 prill

Kosovë: Vendimet e Qeverisë për parandalimin e koronavirusit mbesin në fuqi deri më 6 prill


Qeveria thotë se me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, është marrë vendim që të mbetet në fuqi deri më 6 prill masa e shpalljes emergjente për shëndetin publik, si dhe vendimi i cili ndalon qarkullim e qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00, përveç nevojave mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë.

Lexo: Ministria e Financave: Bilanci kontabël dorëzohet brenda datës 31 Korrik 2020, për të gjithë bizneset.
Pastaj, ndërprerja e proçesit edukativo-arsimor në institucionet arsimore publike dhe private, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna (kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë).

Gjithashtu, deri më 6 prill, ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Klinës dhe Malishevës. Qeveria nëpërmjet një komunikate thotë se Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, jo më vonë se 3 prill 2020, vendimet e mësipërme i rishqyrton, në konsultim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ekspertë dhe ministritë tjera të linjës, për të vlerësuar efikasitetin dhe domosdoshmërinë e masave të përcaktuara, si dhe i jep rekomandim Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me vazhdimin ose jo të vendimeve përkatëse.

Lexo: Shefja e FMN: Ekonomia globale ka hyrë në recesion për shkak të Covid-19

“Situatën epidemiologjike, ministri i Ministrisë së Shëndetësisë do ta ri-analizojë çdo ditë dhe në lidhje me secilin vendim të lartcekur dhe pas konsultave paraprake, mund t’i rekomandojë Qeverisë mbetjen në fuqi të vendimit, ndryshimin apo plotësimin e masave të përcaktuara me Vendim ose shfuqizimin e vendimit. Obligohen institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Mos qaj për shkak se mbaroi, por buzëqesh sepse ndodhi.”
— Dr. Seuss
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0