Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës në detyrë, pritet të ftojë sot partitë politike për të vendosur datën e zgjedhjeve të parakohshme. Gjykata Kushtetuese vendosi se qeveria e kryesuar nga Avdulla Hoti është iligjitime që në zgjedhje.
Data e zgjedhjeve pritet që të shpallet pas konsultimit dhe jo më larg se 40 ditë.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, votimi i qeverisë së Kosovës është shpallur i pavlefshëm.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, “vendimi i 3 qershorit nga Kuvendi i Kosovës lidhur me zgjedhjen e qeverisë nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën, sepse qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Marrë parasysh se qeveria nuk është zgjedhur sipas Kushtetutës, atëhere presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre”.
Me vendimin e datës së zgjedhjeve, parashikohet shpërbërja e Kuvendit të Kosovës.
Pavleshmëria e votimit të qeverisë u kërkua nga opozita, Vetvendosja. Megjithatë, deri në zgjedhjen e qeverisë së re, në detyrë mbetet qeveria aktuale.
Lexo: Një mbyllje tjetër do të përmbyste ekonominë e Kosovës
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.