Një mbyllje tjetër do të përmbyste ekonominë e Kosovës

Një mbyllje tjetër do të përmbyste ekonominë e Kosovës

ekonominë e Kosovës

Nderim Halimi, pronari i kompanisë së përpunimit të qumështit “Sharri” në Prizren, thotë se nuk do mund ta përballojë edhe një mbyllje tjetër si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

Me rritjen e rasteve të infektimit nga COVID-19, disa shtete kanë filluar rikthimin e kufizimeve. Numri i rasteve të të infektuarve është rritur edhe në Kosovë, por autoritetet shëndetësore po kërkojnë nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse, për të evituar një mbyllje totale.

Kosova ka regjistruar të hënën (më 19 tetor) 118 raste të reja me koronavirus, kurse më 6 tetor, numri i të infektuarave ka qenë 34.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, gjatë një vizite që i ka bërë të hënën Qendrës Korrektuese në Lipjan, tha se “mbyllja e tërësishme është opsioni i fundit”.

Lexoni: Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë tkurrjen më të madhe ekonomike në rajon

Halimi: Nuk mund t’i rezistojmë mbylljes së dytë

Pronari i kompanisë të përpunimit të qumështit “Sharri”, Nderim Halimi thotë se në fazën e parë të mbylljes, nga muaji mars deri në muajin maj, shitja e produkteve u ul me 40%, kurse punëtorët dhe shpenzimet e tjera të nevojshme i ka financuar me para të kursyera dhe jo nga fitimi i qarkullimit.

“Në rast izolimi, ne do mund të mbajmë edhe një muaj në funksion kompaninë sepse nuk kemi arritur të krijojmë stoqe dhe mjete financiare që janë harxhuar nga pandemia e parë. Por, jam shumë i sigurt se nuk do mund të rezistojmë një izolimi tjetër eventual, sikurse gjatë mbylljes e parë”, tha Halimi për Radion Evropa e Lirë.

Kjo kompani numëron 36 punëtorë të rregullt dhe rreth 550 fermerë nga të cilët furnizohet me qumësht në baza ditore.

Shahini: Do falimentojnë bizneset, do rritet papunësia

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thekson se në rast të marrjes së vendimit për ashpërsimin e masave kufizuese, humbjet e bizneseve do të trefishohen dhe do të shuhen në mënyrë masive. Rrjedhimisht do të rritet dukshëm shkalla e papunësisë në vend, shton ai.

“Do të kemi mijëra qytetarë të papunë, do rritet pakënaqësia dhe interesi i madh i qytetarëve për të ikur nga Kosova. Pasiguria do të jetë prezente sepse ku njerëzit janë të papunë dhe në krizë, rritet pasiguria për jetuar në vend. Do të rriten aktivitetet kriminale, qytetarët do të tentojnë të mbijetojnë në kushte të rënduara ekonomike, kurse shteti me të vërtetë do të ballafaqohet me një krizë”, tha Shahini.

Lexoni: Biznes në kohën e COVID-19, restoranti hungarez “rishpik” rrotën

Humbjet e deritashme në ekonominë e Kosovës të shkaktuara nga pandemia vlerësohen të jenë një miliard euro, ka thënë ditë më parë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kurse deri në fund të vitit mund të humbin mbi 30 mijë vende pune.

Keqa: Humbjet e bizneseve do rrisin nivelin e kredive të këqija

Flamur Keqa, njohës i çështjeve financiare, thotë se humbjet materiale të bizneseve mund të ndikojnë edhe në sistemin financiar.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Keqa thekson se në pamundësi të zhvillimit të veprimtarisë, biznese nuk do kenë qarkullim, njëherësh nuk do arrijnë kthimin e kësteve të kredive në bankat komerciale.

Moskthimi me kohë i kësteve të kredisë do rrisë nivelin e kredive të këqija.

“Një prej ndikimeve do të jetë edheprishja e raportit të kredive të këqija sepse përqindja e kredive të këqija në sistemin bankar është në nivelin më të mirë në krahasim me të gjitha vendet e rajonit. Kurse rritja eventuale paraqet rrezik shtesë për sistemin bankar”, thekson Keqa.

Vlera e kredive të përgjithshme në dhjetë bankat komerciale në Kosovë ka arritur në 3.1 miliardë euro. Nga kjo vlerë, rreth 2 miliardë euro janë kredi të huazuara nga bizneset. Përqindja e kredive të këqija në muajin gusht të këtij viti ka arritur në 2.6% nga 1.9% që ishte në fund të vitit të kaluar.

Për të rikuperuar humbjet që kanë pësuar bizneset nga pandemia COVID- 19, Qeveria e Kosovës ka akorduar 60 milionë euro. Nga kjo shumë bizneset kanë përfituar varësisht nga numri i punëtorëve që kanë pasur të regjistruar në muajin dhjetor të vitit 2019.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0