Kosova përfshihet në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” - Business Magazine Albania

Kosova përfshihet në “Indeksin e Lirisë Ekonomike”


Ministri i Financave Avdullah Hoti i Kosovës, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e “The Heritage Foundation”, zëvendëspresidentin e “The Heritage Foundation “ Jack Spencer dhe udhëheqësin e Institutit për Ekonomi të Lirë Anthony Kim, me të cilët ka diskutuar për prezantimin e hulumtimit të këtij institucioni “Indeksi i Lirisë Ekonomike”, ku Liria ekonomike e Kosovës është vlerësuar për herë të parë në Indeksin e vitit 2016.

Ministri Hoti e vlerësoi lart punën e “The Heritage Foundation”, në veçanti për përfshirjen e Kosovës në hulumtim të këtij institucioni “Indeksi i Lirisë Ekonomike”.

“Vlerësimi i Kosovës për herë të parë dhe pozicionimi në vendin e 84 në këtë raport është një arritje pёr Kosovёn. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme kur kemi parasysh që këtë herë Kosova sa i përket lirisë ekonomike në këtë publikim është rankuar më mirë se sa disa vende të rajonit dhe BE-së”, tha ministri Avdullah Hoti.

Ai gjithashtu i njoftoi të pranishmit për Strategjinë Zhvillimore të Kosovës, ndryshimin e politikave fiskale, fillimin e prokurimit elektronik si dhe për zhvillimin e sistemit bankar në Kosovë.

Ndërsa, zëvendëspresidenti i “The Heritage Foundation“ Jack Spencer duke falënderuar Ministrin Hoti për gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar me institucionin e tij, sidomos gjatë procesit të hulumtimit të këtij institucioni “Indeksi i Lirisë Ekonomike”, tha se përmes këtij hulumtimi bëhet vlerësimi vjetor i lirisë ekonomike për 186 vende dhe territore në mbarë botën. Liria ekonomike e Kosovës është vlerësuar për herë të parë në Indeksin e vitit 2016. Në renditjen botërore, Kosova në këtë publikim renditet në vendin e 84.

Heritage Foundation është një nga vlerësuesit për Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation – MCC). Në mënyrë specifike, Heritage Foundation në partneritet me “The Wall Street Journal” shqyrton performancën e politikave tregtare të vendeve të botës dhe bën publikimin e hulumtimit vjetor “Indeksi i Lirisë Ekonomike”. Ky hulumtim shërben si bazë për notim nga ana e MCC të indikatorit të “Politikave Tregtare” tek “Liritë Ekonomike” të vendeve të ndryshme.

 

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0