Koronavirus, zona që prej marsit nuk ka regjistruar asnjë rast - Business Magazine Albania

Koronavirus, zona që prej marsit nuk ka regjistruar asnjë rast

Rastet me Covid-19 po shtohen në të gjithë qytetet e Kanadasë, por në këtë shtet është një zonë ku virusi vdekjeprurës nuk ka ardhur kurrë. Kjo është zona e Nunavut, territori më i largët i këtij vendi, me 38 mijë banorë. Që nga dita e parë e pandemisë dhe deri më sot aty nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus. Kjo për disa arsye.

Masat e marra– Njëra prej tyre janë masat e sigurisë që kanë marrë autoritetet vendase. Që në mars, ndërsa kufijtë nëpër botë ishin mbyllur, u vendos ndalimi i hyrjes pothuajse për të gjithë personat që nuk janë rezidentë në këtë zonë. Ndërsa banorët rezidentë që riktheheshin në Nunavut do të qëndronin 2 javë, me shpenzimet e qeverisë, në hotele të dedikuara për ata, të kontrolluar nga policia. Rreth 7 mijë persona kanë qëndruar në këto qendra izolimi.

Pavarësisht se nuk ka asnjë të infektuar, mbajtja e maskave është e detyrueshme. “Vendimi mjaft drastik për të vendosur këto masa u mor për shkak të cenueshmërisë së mundshme të popullsisë ndaj Covid-19 dhe sfidave unike të rajonit të Arktikut,” thotë Dr Michael Patterson , kreu i shëndetit publik në Nunavut.

LEXO: Nuk do të ketë vaksinë për COVID-19 para zgjedhjeve amerikane

Inuitët, në fakt, përbëjnë mbi 80% të popullsisë së territorit. Dhe shumë bashkësi Inuit – në Nunavut dhe gjetkë – janë potencialisht në rrezik për disa arsye. Këto përfshijnë kushte joadekuate dhe të pasigurta të strehimit dhe nivele të larta të mbipopullimit, si dhe probabilitetin e lartë të prekjes nga tuberkulozi.

Izolimi natyror –  Përafërsisht 38 mijë banorë jetojnë të shpërndarë në 25 komunitete, në një sipërfaqe 2 milionë kilometra katrorë. Distancat janë “ndonjëherë befasuese”, pranon Dr. Patterson. Izolimi natyror ka të ngjarë të jetë pjesë e arsyes së mungesës së rasteve.

Vështirësitë – Izolimi mund të ndihmojë, por gjithashtu mund të krijojë pengesa. Në fakt, shumica e komuniteteve të Nunavut nuk kanë mundësinë për të kryer tamponë. Kur ekziston mundësia, kohët për të marrë rezultate janë të gjata. Aktualisht po bëhen përpjekje për të përmirësuar situatën e testimit.

Për më tepër, burimet mjekësore në zonë janë të kufizuara. Problemi më i madh është mungesa e shtretërve në spitalin e Iqaluit, që ka vetëm 35 vende. Ky spital mund të menaxhojë deri në 20 raste me Covid-19. Në rast të një shpërthimi, “njerëzit që kanë nevojë për trajtim ose për t’u shtruar në spital do të duhet të transportohen në spitale të tjera”.

TGCOM

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0