Koronavirus rrit numrin e personave që punojnë në distancë

Koronavirus rrit numrin e personave që punojnë në distancë



Natyrisht kjo nuk është gjëja e parë që kemi menduar këto ditë, por me përhapjen e Koronavirusit në të gjithë botën, të punuarit nga shtëpia nuk është një privilegj, por është bërë domosdoshmëri. Në Kinë, aty ku nisi të përhapej virusi, në të njëjtën kohë me festimet për Vitin e Ri Hënor, thuajse të gjitha autoritetet lokale i ndalën shumë sipërmarrje të rihapeshin, të paktën deri në mes të shkurtit.

Sipas Bloomberg, po zhvillohet “eksperimenti më i madh i të punuarit në distancë”. Qytetet janë shkretuar, rrugët janë bosh dhe po ashtu, edhe kompanitë. E vetmja alternativë për të vijuar aktivitetin ishte puna në distancë.

Lexo: OBSH: Nuk ka ndryshime në ashpërsinë e koronavirusit

“Kjo është një mundësi e mirë për ne, për të testuar punën nga shtëpia në shkallë të gjerë”, deklaroi për të përditshmen amerikane Bloomberg, Alvin Foo, administrator i deleguar i Reprise Digital, një agjenci publicitare në Shangai me 400 punonjës. Natyrisht, kjo varet edhe nga lloji i profesionit: një profesion krijues në kërkim të lindjes së ideve të reja dhe nevojës së përditshme për të punuar në skuadër do të hasë më shumë pengesa krahasuar me një punë që është më individuale.

Në çdo rast, u organizuan me nxitim takime me klientë dhe diskutime në grup nëpërmjet aplikacioneve të videochat apo në platforma të ndryshme si WeChat Work apo Lark. Me pak fjalë, punonjësit nuk kanë pasur shumë mundësi zgjedhje.

Përhapja e virusit mund të lehtësojë punën nga shtëpia, e cila është duke u rritur. Në fakt, në këtë rast, puna në distancë mbetet e vetmja zgjidhje – dhe ajo më komode – për të mos ndaluar aktivitetin e kompanive. Shqetësimi dhe frika e shumë drejtuesve të kompanive është ngadalësimi i mundshëm i produktivitetit.

Duke u kthyer pas në kohë, që në vitin 2015, Universiteti i Stanford në Kaliforni pati publikuar një studim mbi disa punonjës kinezë në call center që deklaronin se mjedisi i shtëpisë është më i përshtatshëm për të punuar dhe pauzat më të shkurtra rrisnin produktivitetin me 13%.

 

Çështja klimatike:

Por ana positive, nuk mbaron vetëm me komfortin e të punuarit nga shtëpia. Siç thekson website Gizmodo, puna në distancë sjell efekte pozitive në mjedis, dhe është një nga mënyrat më të thjeshta dhe ekonomike për të reduktuar emetimet e gazit serrë.

“Nëse Koronavirusi ju frikëson, po aq duhet t’ju frikësojnë edhe ndryshimet klimatike” shkruhet në një artikull në të përditshmen amerikane, duke nënvizuar që në vitet para Presidentit Trump, në nivel federal, puna në distancë shihej si një zgjidhje për të reduktuar gjurmën e karbonit të një individi të vetëm.

Lexo: Fondacioni Gates dhuron 100 milion dollarë për Koronavirusin.

Por, shumë ndryshon edhe mënyra se si njerëzit shkojnë në punë, ndryshon pak nëse shkojnë më këmbë apo marrin trenin. Diferenca është e madhe nëse marrin makinën. Është interesante të mendosh që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në vitin 2000, e shihnin punën në distancë si një plan emergjence për t’u vënë në zbatim në rast të ndonjë epidemie.

Burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0