Me masat për të penguar përhapjen e koronavirusit, qeveria italiane është “e vetëdijshme se fuqia sociale dhe ekonomike e vendit është gjithashtu në diskutim”.
Lexo: Italia si Koreja e Jugut: Testim masiv i popullsisë
“Kjo është arsyeja pse zgjedhjet tona janë gjithmonë shumë të menduara”. Këtë e sqaroi kryeministri Conte, sipas të cilit “javë shumë të vështira na presin” sepse “ne po përballemi me krizën më të vështirë, që nga periudha e pasluftës.
Edhe italianët janë të vetëdijshëm për këtë. Ky është momenti i zgjedhjes”, tha ai.
Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 5476, që do të thotë janë 651 viktima në 24 orët e fundit.
Rastet janë shtuar me 3107 duke e çuar në 46638 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 7024, ku 952 janë në 24 orët e fundit dhe 3000 janë në gjendje kritike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.