Italia si Koreja e Jugut: Testim masiv i popullsisë

Italia si Koreja e Jugut: Testim masiv i popullsisë


Një numër i madh pacientësh kanë mbushur spitalet në Spanjë dhe Itali ndërsa numri i vdekjeve në rang global e ka tejkaluar shifrën prej 10 mijë personash.

Lexo: Ministria e Jashtme: Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Holandë

Italia është vendi më i goditur në Evropë. Vetëm të premten u raportuan 627 vdekje të tjera, rritja më e madhe ditore për vendin, që nga fillimi i shpërthimit të virusit vdekjeprurës. Deri tani numri i vdekje në Itali ka arritur në mbi 4 mijë më shumë sesa Kina, ndërsa 47 mijë persona rezultojnë të infektuar.

Shifrat vazhdojnë të rriten pavarësisht vendimit të autoriteteve për një izolim mbarëkombëtar. Në këtë situatë, autoritetet italiane kanë vendosur të ndjekin modelin e Koresë së Jugut, ku epidemia shpërtheu thuajse në të njëjtën kohë me Italinë, por nuk pati kurrsesi këto përmasa.

Të vdekurit atje janë vetëm 92. Arsyet janë dy: koreano jugorët ndoqën strategjinë e testimit masiv dhe kontrollit të lëvizjeve. Pas krizës së Mersi-t (sindroma respiratore e Lindjes së Mesme) që patën në 2015-tën, drejtuesit në Korenë e Jugut nisën një proçes reformash që detajoi kontrollin e shtetit dhe pasuroi ndjeshëm bazën e të dhënave.

Kështu shteti kishte qasje të madhe ndaj filmimeve nga kamerat e sigurisë, të dhënat e gjurmimit me GPS të telefonëve dhe automjeteve, transaksioneve me kartë krediti, informacione mbi emigracionin dhe detaje të tjerë personale të njerëzve që në këtë rast, mund të kenë pasur kontakt me virusi.

Lexo: Ministrja e Shëndetësisë vendos një numër tjetër për urgjencat shëndetësore

Duke shfrytëzuar pikërisht një database të tillë, janë gjurmuar të prekurit dhe personat që mund të kenë pasur kontakte me to. Për këtë është shfrytëzuar deri dhe teknologjia satelitore, ndërsa janë realizuar edhe me qindra mijëra teste mbi popullatën.

Burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0