Korça, birra e parë shqiptare që prej vitit 1928 - Business Magazine Albania

Korça, birra e parë shqiptare që prej vitit 1928


Projekti i fabrikës “Birra Korça” u hartua nga një projektues italian në vitin 1928, me vendim të parlamentit të asaj kohe dhe me miratim të Mbretit Zogu I, me dokumente të firmosura nga Pandeli Evangjeli, Mit’hat Frashëri dhe avokati Mano. Fabrika e birrës filloi të ndërtohet në Tetor 1929.

“Birra Korça” u themelua nga investitori italian Umberto Umberti nga Venecia dhe Selim Mborja nga Mborjë e Korçës. Ajo kishte një kapital fillestar 950 mijë franga ari, (Umberto 600 mijë dhe Selimi 350 mijë- kryesisht trualli i fabrikës).

Artikulli u publikua më parë në faqen 84 të numrit 21 të revistës Business Magazine AlbaniaJu mund të Shfletoni Këtu nr. 21 të saj.

Kapaciteti prodhues i projektuar ishte 20 mijë hl birrë/vit. Fabrika prodhonte birrë bionde, të zezë, ujë “Kristal” dhe akull. Procesi teknologjik i prodhimit të birrës për herë të parë u vendos nga inxhinieri teknolog gjerman Hebard Geraldine, proces që ruhet edhe sot.
Në vitin 1942 filloi ndërtimi i fabrikës së prodhimit të maltit, që përfundoi në vitin 1943.
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe me vendosjen e pushtetit komunist në Shqipëri më 11 Janar ’46, “Birra Korça” u shtetëzua, bazuar në ligjet në fuqi.

Kapacitetet prodhuese ndër vite kanë qenë:

më 1939: 10 mijë hl
më 1943: 600 hl,
më 1944: 8 100 hl,
më 1957: 46 300 hl. Po kaq edhe në 1958.

Ndërsa prodhimi maksimal prej 52 mijë hl u arrit në vitin 1960, kohë në të cilën në Shqipëri u ndërtua “Birra Tirana”.

Pas çlirimit të vendit u rrit prodhueshmëria falë disa rikonstruksioneve në vitet 1955, 1957 dhe më i rëndësishmi më 1965.

Produktet

Aktualisht Birra Korça ka tre lloje produktesh: bionde, e zeze dhe O1.

Birra bionde është e tipit pilsen dhe prodhohet me metodën e veçantë të Dekoksjonit. Ajo ka marrë vlerësime të shumta nga prodhues të huaj të birrës apo specialistë të fushës. Karakteristikat e veçanta, si shkalla alkoolike brenda standardeve, aroma e këndshme, buketi mjaft i mirë, viskoziteti u dedikohen standardeve të larta të prodhimit, e cila është 100% malto.

Birra e zezë është unike për të gjithë Shqipërinë e rajonin. Është një tjetër birrë, varietet që nuk ngjason me dy llojet e tjera të birrave, për sa u takon shijes dhe aromave. Për prodhimin e saj përdoren 4 lloje malto. Ato i japin shijen e veçantë, ku dallohet shija e lehtë e karamelizimit. Kjo birrë është më viskoze dhe me një buket specifik.

Birra 01 është një formulë tjetër birre, më e lehtë se birra bionde, falë ndërhyrjeve në recepturën e prodhimit. Birra 01 është më e lehtë në shije, me përqindje më të ulët të shkallës alkoolike, aromë, buket dhe preferohet pasi u përshtatet kërkesave të veçanta të klientëve.

Është bërë traditë që çdo vit në sezonin e verës “Birra Korça” organizon Festën e Birrës në qytetin e Korçës. Pjesëmarrja nga të gjitha trevat në këtë festë e kthen qytetin në festival të vërtetë birre.

Artikulli u publikua më parë në faqen 84 të numrit 21 të revistës Business Magazine AlbaniaJu mund të Shfletoni Këtu nr. 21 të saj.

Birra Korça

Çmimet e fituara ndër vite

Pas privatizimit

Në Prill të vitit 1994 u bë privatizimi i fabrikës. Duke mos përballuar konkurrencën, aksionerët ia shitën fabrikën në vitin 2004 Hysenbelliu Group, me pronar Irfan Hysenbelliu.

Fabrika iu nënshtrua një rikonstruksioni të thellë teknologjik dhe ndërtimor pas blerjes nga aksioneri i ri. Nga pikëpamja ndërtimore, është ruajtur koncepti arkitekturor i mëparshëm, duke u pasuruar me elementë të rinj të të njëjtit stil. Linja teknologjike është vendosur tërësisht e re, bashkëkohore dhe moderne, e importuar nga Republika Çeke. Po kështu është rritur edhe gama e ambalazhimit. Kompania bën të ditur, se fabrika do të vazhdojë të prodhojë birrën tradicionale, duke ruajtur karakteristikat teknologjike të birrës “Korça” ndër vite.

Fabrika është ndërtuar rrëzë malit të Moravës, i famshëm për burimet dhe cilësinë e ujit. Cilësia e ujit shihet si pjesë e rëndësishme në cilësinë e birrës “Korça”.

Birra Korça fiton çmimin “Best Buy Award Albania”.

Sondazhi “Best Buy Award” i realizuar në Shkurt nga Organizata Zviceriane ICERTIAS mat përvojën, opinionin dhe perceptimin e konsumatorëve për vlerën që ofron produkti i birrës në raportin çmim/cilësi. Pyetja ishte: “Sipas përvojës suaj personale, cili prodhues i birrës së çelët (lager) ofron raportin më të mirë çmim-cilësi në tregun shqiptar?”. Pjesa me e madhe e 1200 të anketuarve u përgjigjen: “Korça”. Anketimi ishte mbi bazë pyetjesh të hapura pra, nuk u sugjerohej asnjë kompani dhe përgjigja ishte absolutisht mbi eksperiencën e konsumatorit.

Artikulli u publikua më parë në faqen 84 të numrit 21 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 21 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0