Kontrollet e reja kufitare në BE, ja çfarë duhet të dinë udhëtarët - Business Magazine Albania

Kontrollet e reja kufitare në BE, ja çfarë duhet të dinë udhëtarët

Sistemi i ri i hyrje/daljeve të BE-së (EES) do të nisë më 12 tetor. Pas vendosjes, udhëtarët jo-BE që përdorin Eurostar (Eurostar është një shërbim hekurudhor ndërkombëtar me shpejtësi të lartë që lidh Londrën me qytete të mëdha të Europës Perëndimore përmes Tunelit nën Kanalin Anglez ) nga Britania drejt zonës Schengen do të duhet të skanojnë pasaportat ose dokumentet e tjera të udhëtimit në kioska të dedikuara në stacionin London St Pancras International.

Gjatë procesit, do të pyeten për planet e tyre të udhëtimit. Raportimet e para në mediat britanike sugjeruan se pasagjerët do të duhet të dëshmojnë se kanë sigurim shëndetësor.

Çfarë konfirmojnë Eurostar dhe qeveria britanike?

Sipas procedurës, sistemi do të regjistrojë emrin, të dhënat biometrike dhe datën e hyrjes/daljes. Pasagjerët do t’u përgjigjen katër pyetjeve: nëse kanë akomodim të rezervuar, biletë kthimi, fonde të mjaftueshme për qëndrimin dhe sigurim.

Nëse një përgjigje është “jo”, rasti kalon tek policia kufitare franceze dhe hyrja mund të refuzohet. Përgjigjet e pasakta gjithashtu mund të verifikohen.

Megjithatë, Eurostar sqaroi se pyetja për “sigurim shëndetësor” ishte gabim përkthimi: në fakt bëhet fjalë për “sigurim udhëtimi”. Edhe qeveria britanike konfirmoi se nuk do të ketë kërkesë detyruese për sigurim shëndetësor. Sërish, ajo këshillon udhëtarët të blejnë sigurim të plotë udhëtimi që përfshin mbulimin mjekësor.

Franca mban ende rregulla të sajat

Sipas autoriteteve franceze, shtetasit e vendeve të treta që hyjnë në Francë duhet të kenë një policë sigurimi që mbulon shpenzimet mjekësore, spitalore dhe riatdhesimin. Në praktikë, ky kontroll nuk është aplikuar shpesh, por me nisjen e EES mbetet e paqartë nëse do të zbatohet më rreptësisht.

Një tjetër kërkesë e Francës është posedimi i një bilete kthimi ose prove për udhëtim të mëtejshëm jashtë zonës Schengen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0