Kontratat në portofolin e sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës, rritje me gati 4% - Business Magazine Albania

Kontratat në portofolin e sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës, rritje me gati 4%

Edhe tregu i sigurimeve e përjetoi vitin pandemik si shumë sektorë të tjerë të ekonomisë. Vëllimi i primeve në portofolin “sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës”, gjatë vitit 2020,shënoi ulje me 5%, ndërsa vërehet një rritje me 4% e numrit të kontratave të sigurimit.

Referuar të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në portofolat e “pronës, përgjegjësive e garancive” të cilat gjatë vitit të shkuar siguruan mbi 2,790 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë “zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë” me rreth 59.62% të totalit, të pasuara nga sigurimi i “përgjegjësisë së përgjithshme” me 30.76% të totalit.

Në total, primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës vitit 2020 arritën rreth 6 miliardë milionë lekë, 6% më pak se në vitin 2019. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar, po ashtu u ul me 43.8% krahasuar vitin 2019.

LEXO: Kadri Morina: qeveria të detyrojë me ligj për sigurimin e pronës

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë vitit 2020, patën ulje me 5.50% kundrejt vitit 2019. Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë vitit 2020 siguruan mbi 2,790 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 59.62%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 30.76% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë vitit 2020, vihet re një ulje prej 5.08% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.98% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar vitin 2019.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë vitit 2020, arritën në rreth 1,051 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 11.20% në krahasim me vitin 2019.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë vitit 2020, arritën rreth 1,165 milionë lekë, ose 4.15% më pak se viti 2019.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0