OSHEE ka vendosur të shtyjë përtej 31 janarit afatin për përditësimin e të dhënave për kontratat provizore.
Kontratat provizore janë kontrata te cilat jane lidhur ne sistemin energjitik pa paguar detyrimin ligjor ndaj kompanise per tu lidhur ne rrjet.
OSHEE bën të ditur se sportelet qëndrojnë të hapur deri në 8.00 të mbrëmjes, edhe ditën e shtunë. Ndërsa të dielën deri në orën 16.00. Në këtë mënyrë klientët shmangin radhët e gjata.
Përditësimi i të dhënave është një proces që ka nisur nga OSHEE-ja në shtator të 2015 dhe pritet të përfundojë brenda vitit 2016. Një ditë më parë, drejtori i menaxhimit të kontratave të OSHEE-së, Olsi Isufaj tha se bëhet fjalë për përditësimin e 1.2 milionë kontratave që ky institucion ka me konsumatorët.
OSHEE thekson se kalimi i kontratave provizore në status përfundimtar është pa pagesë dhe i bën apel kësaj kategorie të nxitojnë për t’iu drejtuar sporteleve të OSHEE-së, të plotësojnë formularin me të dhënat e sakta.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.