Kontabilistët kërkojnë shtyrje të afateve për dorëzimin e deklaratave - Business Magazine Albania

Kontabilistët kërkojnë shtyrje të afateve për dorëzimin e deklaratave


Përhapja me shpejtësi e virusit Korona, po nxit institucione e kompani private të marrin vendime të shpetja. Është koha kur nuk mund të disktuohen kostot e sakta financiare dhe sipërmarrjet po e marrin këtë vendim duke e ditur me siguri se do të ketë kosto për bizneset e tyre.

Vendime të kompanive për të pezulluar aktivitetin kanë qenë të pjeshshme. Madje në disa raste edhe kanë krijuar konflikte me sipërmarrje të tjera partnere. Bizneseve që kryejnë shërbime për kompani të tjera, u është kërkuar nga kompanitë të mos ndërpresin shërbimin, duke i kërcënuar edhe me prishje të kontratave. Por vetëm pak orë më vonë, vendimi i qeverisë për të mbyllur bare, restorante, flet për nevojën serioze të ndalimit të punës përkohësisht, si e vetmja mënyrë për të ndaluar kështu edhe përhapjen e frikshme të pandemisë.

Në këto kushte, kërkesat vijnë nga organizata e shoqata të ndryshme, të cilave institucionet nevojitet t’u përgjigjen po ashtu.

Në periudhën e përgatitjes së bilanceve, kontabilistët kërkojnë shtyrje të afateve për dorëzim. Për revistën Monitor ata janë shprejur se, “Për shkak të mbledhjes së dokumentacionit, kontabilistët janë të detyruar të jenë 12 orë në ditë në kontakt me qytetarë, çka rrit rrezikun për shëndetin”.

Zyrat e kontabilistëve kërkojnë të shtyhen afatet e deklarimit të TVSh-së, të Tatim-Fitimit dhe të bilanceve të biznesit, pasi janë të detyruar të mbledhin dorazi dokumentacionin e kërkuar.

Por Monitor shkruan se, për shqetësimin e ngritur nga kontabilistët, drejtori i Përgjithshëm i Politikave Fiskale, Niko Lera ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të afateve, pasi dorëzimi i deklaratave dhe bilanceve kryhen online. Ai i këshillon bizneset që dhe pagesat t’i kryejnë online, jo fizikisht në bankë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e faljes së gjobave nëse deklarimet bëhen me vonesë.

Tatimet kanë deklaruar se shtyrja e afateve për pagesat e detyrimeve kërkon edhe ndryshime në legjislacion.

Bizneset janë të detyruar të kryejnë më datë 14 pagesën e TVSh-së nëpërmjet bankave, ndërsa kontabilistët duhet të mbledhin dokumentacionin dorazi për plotësimin e bilanceve.

Monitor kujton se, po afron dhe 31 marsi, kur duhen dorëzuar online tek tatimet bilancet e vitit 2019. Për këtë arsye muaji mars është më i ngarkuari për kontabilistët të cilët duhet të jenë në kontakt fizik me bizneset me qëllim mbledhjen e dokumentacionit të duhur për hartimin e bilancit.

Drejtoria e Përgjithshme e taksave vendore në Bashkinë e Tiranës deklaroi më herët mbylljen e sporteleve për ofrimin e shërbimeve ndaj biznesit.  Shërbimet për biznesin do të kryhen nëpërmjet zyrave postave dhe adresës elektronike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0