Konkurs për ide inovative në industrinë agroushqimore - Business Magazine Albania

Konkurs për ide inovative në industrinë agroushqimore

~4 minuta lexim


Qëllimi i projektit AGROINNOECO është të përcaktojë një metodologji që do të lehtësojë transferimin e inovacionit në industrinë agroushqimore të rajoneve pjesëmarrëse përmes krijimit të një procesi trajnimi dhe rrjetëzimi, si dhe mbështetjes për sipërmarrjet inovative.

Në kuadër të projektit AGROINNOECO po zhvillohet një konkurs në të 4 rajonet pjesëmarrëse në projekt, përkatësisht në Shqipëri, Bullgari, Qipro dhe Greqinë Perëndimore.

Ftesa u drejtohet jo vetëm bizneseve ekzistuese, por edhe atyre potenciale në industrinë agroushqimore:

• Sipërmarrësit ekzistues do të mbështeten për të zhvilluar idenë e tyre inovatore duke ndikuar në zgjerimin e biznesit të tyre aktual.

• Sipërmarrësit potencialë do të mbështeten për të zhvilluar një plan biznesi bazuar në idenë e tyre të biznesit.

Kjo strukturë bazohet në një rrjet mekanizmash inovative që do të zhvillohet në të gjitha rajonet e përfshira në projekt. Çdo mekanizëm do të ofrojë shërbime të tilla si:

  1. Identifikimi i ideve të reja të biznesit nga sipërmarrësit e rinj dhe ata ekzistues.
  2.  Vlerësimi i ideve inovative të biznesit
  3. Maturimi i ideve të biznesit
  4. Përgatitja e planeve të biznesit për zbatimin e tyre

Propozimet do të vlerësohen në bazë të pesë kritereve të vlerësimit, si më poshtë:

  • Aplikueshmëria e idesë në zonën referuese
  • Mundësia e integrimit të idesë në sektorin e agroushqimit
  • Aftësitë e individëve të përfshirë
  • Niveli i inovacionit të idesë
  • Verifikimi i problemit dhe zgjidhja e tij (realizueshmëria dhe qëndrueshmëria e idesë)

Propozimet do të vlerësohen nga panele të pavarura ekspertësh që mbulojnë administratën publike, organet akademike dhe hulumtuese, sipërmarrësit e rinj inovatorë, aktorët / investitorët financiarë dhe përfaqësuesit e biznesit.

15 propozimet më të mira të përzgjedhura nga vendi do të integrohen në procesin e para-inkubimit të zhvilluar brenda projektit dhe do të mbështeten nëpërmjet një eksperience interaktive të të mësuarit dhe trajnimi për të zhvilluar një plan biznesi bazuar në idenë e tyre të biznesit.

Në të njëjtën kohë, ata do të mund të komunikojnë me bizneset ekzistuese të cilat e kanë kaluar këtë fazë më përpara, të rrjetëzohen me to dhe të zgjerojnë kulturën e tyre inovative të biznesit.

Së fundi, është planifikuar prezantimi dhe promovimi i sipërmarrësve inovatorë në takimet B2B me investitorë potencialë në ekspozitën PATRAS IQ 2019.

Afati i fundit i dorëzimit të propozimeve është data 23/12/2018, ora 23:59. Propozimet duhet të dërgohen në formë elektronike përmes faqes zyrtare të projektit www.agroinnoeco.eu. Formulari i aplikimit është në anglisht.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar”
— Henry David Thoreau
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0