Një kabëll optik nënujor, që lidh SHBA me Hong Kongun do të refuzohet nga qeveria Amerikane me frikën se mund të përdoret nga Kina për të vjedhur informacione.
Pacific Light Cable Network, mbështetur nga Google dhe Facebook, është dizajnuar për të rritur shpejtësinë dhe kapacitetin mes dy kontinenteve. Por një Komitet pranë qeverisë Amerikane njohur si “Team Telecom” ka rekomanduar bllokimin e këtij projekti nga SHBA. Vendimi është një tjetër sinjal i tensioneve në rritje me SHBA dhe Kinës të cilët janë kyçur në një luftë tregtare. Do të ishte kablli i parë optik nënujor që do të refuzohej nga SHBA për arsye sigurie.
Rreth botës ka me qindra kabllo optikë nën ujor që mundësojnë qasjen në internet. Ky kabëll i ri kishte nisur si një bashkëpunim me Facebook, Google dhe kompanive të tjera. Me gjatësi prej 12,800 kilomtrash kishte mjaftueshëm kapacitet sa për të siguruar një kapacitet të mjaftueshëm për Hong Kongun që të ketë 80 milion thirrje konferencë me video HD në Los Angeles,” tha kompania..
Projekti do të përfshinte edhe Tajvanin e Filipinet. Tashmë ky kabëll është shtrirë me koston e miliona dollarëve dhe pret aprovimin e autoriteteve për të nisur operimin. Një prej kompanive që ka punuar me Google dhe Facebook në këtë projekt është Dr Peng Group, një gjiganti Kinez i internetit me brez të gjerë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.