Konfindustria: Të merren masa në ndërtim për të shmangur tragjedi nga tërmetet - Business Magazine Albania

Konfindustria: Të merren masa në ndërtim për të shmangur tragjedi nga tërmetet

Konfindustria

Konfindustria ka kërkuar marrjen e masave të jashtëzakonshme dhe të shpejta në sektorin e ndërtimit për përballimin e tragjedive të ngjashme me tërmetin e Turqisë të vitit 2023 dhe të vitit 2019 në Shqipëri. Mungojnë pothuaj krejtësisht të dhënat për veprimet e domosdoshme nga agjensitë ekzekutive si mësim për të mos përsëritur gabimet, që rënduan shumë pasojat e tragjedisë së tërmetit të vitit 2019. Përgjegjësi të qartë ka edhe sistemi i drejtësisë me faljet e dhëna të personave dhe subjekteve përgjegjëse të tragjedisë me shprehje të qartë të subjektivizmit dhe korrupsionit.

Konfindustria shpreh shqetësimin, se ende në Shqipëri punohet me standarde antisizmike ligjore të para 50 viteve. “Për më shumë, standartet e tejkaluara antisizmike dhe të lëndëve të para të përdorura në ndërtim, shoqërohen edhe me problematika të theksuara të moszbatimit të tyre në praktikë, mungesës së kontrolleve dhe lëshimit të lejeve të shfrytëzimit nga pushtetet vendore në kushtet e subjektivizmit, paaftësisë dhe korrupsionit”.

Sipas Konfindustrisë, në Shqipëri, pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019 po përsëriten të njëjtat praktika korruptive të mosfunksionimit të shtetit ligjor sikurse edhe në Turqi. Praktikisht të gjitha kompanitë, agjensitë qëndrore dhe vendore, inxhinierët, etj., të ndaluar si përgjegjës të tragjedisë, me pasoja të pallogaritshme në humbje jete dhe dëmet ekonomik të tërmetit të vitit 2019, kanë fituar pafajsinë nga sistemi drejtësisë dhe vazhdojnë lirshëm aktivitetin e tyre të biznesit. Mungon raportimi publik, se cilat janë kompanitë dhe personat, që janë dënuar penalisht dhe financiarisht, liçencat e hequra, shkarkimet nga administrata qëndrore dhe vendore, faljet e kryera të përgjegjësve të tragjedisë së tërmetit të vitit 2019, etj.

Lexo: A ka ndërgjegje Inteligjenca Artificiale?

Konfindustria vlerëson, se përvec rrezikut të përsëritjes së fatkeqësive njerëzore, ekonomike dhe financiare si pasojë e lejimit të vazhdimit të biznesit nga kompanitë e ndërtimit përgjegjëse tragjedisë së tërmetit të vitit 2019, kemi edhe prishje të qartë të parimit të konkurencës ne treg në dëm të kompanive të rregullta.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0