Konfindustria, Shqipëria nuk ka portofol të veçantë qeveritar për ekonominë - Business Magazine Albania

Konfindustria, Shqipëria nuk ka portofol të veçantë qeveritar për ekonominë

ekonominë

Konfindustria, duke marrë shkak nga problematikat e draftit të paketës fiskale 2022, kërkon nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë të bëjë të mundur vazhdimin e konsultimit me grupet e interesit gjatë shqyrtimit në seancë plenare. Këshillimet me grupet e interesit në përgatitjen e paketës fiskale 2022 kanë qenë nga më të shkurtrat në nivel historik.

Konfindustria vlerëson, se paketa fiskale 2022 është ndërtuar, duke synuar vetëm pjesën financiare të mbushjes në afatshkurtër të buxhetit. Në mënyrë të papranueshme mungojnë krejtësisht vlerësimet e domosdoshme arsyetuese të pasojave ekonomike të zbatimit të saj në nivel kombëtar dhe kategorive të prekura të biznesit. Shqipëria nuk ka portofol të veçantë qeveritar për ekonominë, por e ka të përfshirë në konflikt të qartë interesi institucional brenda Ministrisë së Financave.

Ndërkohë, Konfindustria nga propozimet e paketës fiskale mbështet përkatësisht: ndryshimet në tatimin mbi të ardhurat dhe pagën, si dhe taksën shtesë të karburanteve për jahtet turistike.

Lexoni: Konfindustria kundër akcizës së gazit të lëngshëm dhe heqjes së rimbursimit për industritë

Konfindustria vlerëson, se draft paketa fiskale 2022 në tërësi do të krijojë vështirësi shtesë për: prodhimin vendor, industritë, sidomos në kushtet e krizës energjitike, uljen e fuqisë konkurruese të ekonomisë në tërheqjen e investimeve si dhe krahësimisht prodhimeve dhe shërbimeve të ngjashme të importit.

Përfundimet e analizës së Konfindustrisë, mbështetur në të dhënat e ardhura nga bizneset tregojnë, se sektorët ekonomikë më të prekur parashikohet të jenë; sektori i prodhimeve bujqësore, kryesisht nga serat industriale, prodhimi i qumështit dhe nënproduktet e tij, agroturizmi, kategori të gjera të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme/SME.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0