Konfindustria: raport progresi i KE duhet të jetë më i thelluar tek tregtia, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mjedisi i biznesit - Business Magazine Albania

Konfindustria: raport progresi i KE duhet të jetë më i thelluar tek tregtia, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mjedisi i biznesit

Konfindustria

Konfindustria vlerëson se mbështet gjetjet e Raport Progresit 2022 të përgatitur nga Komisioni Europian/KE për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit. Megjithatë, ajo vlerëson, se pjesa e Raport Progresit 2022 për kapitujt ekonomikë, që prekin drejtëpërdrejt edhe marrëdhëniet tregtare me Bashkimin Europian mund të ishte më e thelluar profesionalisht dhe më e plotë në trajtim.

Sipas Konfindustrisë, politikat tregtare paraqesin shqetësim të ndjeshëm për gjendjen dhe konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare, sidomos për industritë dhe prodhuesit në përgjithësi, paraqesin politikat tregëtare. Në vazhdimësi, kategori të gjera të industrive dhe prodhuesve shqiptare ndihen nën trysninë e politikave tregtare të vendeve konkurente, veçanërisht të Bashkimit Europian. Eksportet e kategorive të prodhimeve dhe shërbimeve të shumta të vendeve të BE, si pasojë e ndihmave dhe financimeve në mënyrë jopërpjestimore me të ngjashmit e tyre “ Made in Albania”, në mjaft raste janë në kufijtë e ndershmërisë tregtare dhe marrëveshjeve të lidhura si MSA/ Marrëveshja e Stabilizim Associjimit, OBT,. Veçanërisht gjendja e mësipërme ka ardhur duke u rënduar pas pasojave të pandemisë Covid.

Institucionet përgjegjëse shqiptare, sipas Konfindustrisë, kanë kapacitete mjaft të dobëta për t’u përballur me problematikën e mësipërme.

Konfindustria vlerëson, se më të thelluara duhet të ishin edhe pjesët e Raport Progresit 2022 në fusha të rëndësishme si zhvillimi qëndrueshëm, me fokus kryesor gjetjen e mundësive dhe financimeve të nevojshme për plotësimin e standarteve mjedisore si edhe sigurinë ushqimore. Problematike në mjedisin e biznesit shqiptar paraqitet edhe dukuria e korrupsionit, sidomos të “state capture/kapjes së shtetit”në vendimarrjet qeveritare, monopolet, prishja e konkurencës dhe cilësia ende mjaft e ulët e sistemit gjyqësor. Gjithashtu, efektiviteti i përdorimit të financimeve të deritashme të rëndësishme të BE me synim të orientimit më eficient të tyre në të ardhmen në fushat e mësipërme vlen të analizohet.

Lexo:

Konfindustria mbështet në tërësi qëndrimet e Komisionit të BE, lidhur me pasojat e mundshme për ekonominë dhe standartet e konkurueshmërisë së biznesit shqiptar, të nismave të qeverisë shqiptare të tilla si “falja fiskale”, “pashaportat e arta”, etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0