Konfindustria: kontratat koncesionare të dobëta. Janë në dëm të interesit publik - Business Magazine Albania

Konfindustria: kontratat koncesionare të dobëta. Janë në dëm të interesit publik

Konfindustria ka shprehur shqetësimin e saj për cilësinë e ulët të përgatitjes, nënshkrimit dhe zbatimit të kontratave koncesionare, në dëm të qartë të interesit publik dhe favorizim të njëanshëm të privatit.

Sipas njoftimit për shtyp të Konfindistrusë, “Shembull i qartë i cilësisë së ulët të planit të biznesit, si bazë e lidhjes së kontratave në përfitim të kompanisë private dhe dëmtim të interesit publik, është koncesioni i Rrugës së Kombit.

Mbështetur në të dhënat zyrtare në katër vitet e para të operimit koncesionari privat siguroi rreth 58 milionë euro të ardhura nga taksat e rrugës. Shifra e mësipërme tejkalon ndjeshëm të ardhurat e parashikuara në kontratën koncesionare. Vetëm në vitin e parë të operimit të ardhurat e koncesionarit janë tejkaluar me mbi 40% nga parashikimi fillestar. Edhe gjatë vitit 2020, të mbylljes së thellë ekonomisë, të ardhurat e koncesionarit janë tejkaluar me mbi 12% të parashikimit në kontratën e lidhur”.

Konfindustria vlerëson, se shmangie të mëdha financiare të kostove reale dhe shtesa të paparishikuara janë të pranishme edhe në kontratat e tjera koncesionare dhe PPP/Partneritetit Privat Publik në sektorë të infrastrukturës, shëndetësisë, shërbimeve, etj.

Lexo: Konfindustria: Të ndalohet fiskalizimi i detyrueshëm deri në garantimin e sigurisë së të dhënave sensitive

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë thotë se, pasojat e cilësisë së dobët të kontratave koncesionare janë të rënda për buxhetin e shtetit dhe ekonominë kombëtare në afatgjataë. Borxhi publik zyrtarisht ka tejkaluar nivelin e rrezikshëm të 80% të PBB dhe faktikisht, bashkë me detyrimet koncesionare dhe detyrime të tjera është afër 100% të PBB më të lartët në rajon.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0