Konfindustria kërkon krijimin e 2 ministrive si pasojë e krizave energjitike dhe çrregullimit masiv të tregjeve - Business Magazine Albania

Konfindustria kërkon krijimin e 2 ministrive si pasojë e krizave energjitike dhe çrregullimit masiv të tregjeve

krizave energjitike

Konfindustria, duke vlerësuar shkaqet e krijimit dhe të menaxhimit të dobët të krizave shkatërruese në energji, karburante si dhe çrregullimit masiv të tregjeve, shpreh domosdosmërinë e ndryshimeve të thella dhe sa më të shpejta në kabinetin qeveritar.

Së pari, kërkohet krijimi i Ministrisë së Energjisë si portofol i veçantë.

Është krejtësisht e papërligjur, që sektori strategjik i energjisë elektrike dhe i karburanteve, që së bashku përbëjnë një nga shtyllat kryesore të sotme dhe të ardhme të ekonomisë kombëtare me mbi 2,2 miliard $/vit qarkullim dhe mbi 15% të PPB, me ndikim të drejtëpërdrejtë për gjithë kategorittë e bizneseve dhe qytetarët, të mos përfaqësohen si dikaster më vete.

  • Kriza e energjisë si pasojë e keqmenaxhimit të plotë të rezervave të KESH gjatë vitit 2021 me shenja të dukshme korrupsioni
  • spekullimet tregtare të shitje-blerjes së energjisë
  • mosvënia në punë prej vitesh e Bursës së Energjisë APEX
  • vonesat në zbatim të projekteve energjitike të ripërteritshme
  • çmimet e larta, cilësia shumë e dobët dhe moskontrollet e rezervës së 3 mujore të karburanteve
  • arbitrazhet ndërkombëtare, etj., janë vetëm disa shembuj, që arsyetojnë kërkesën e mësipërme.

Së dyti, kërkohet krijimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë si portofol i veçantë.

Është përplasje e pastër interesash institucionale bashkimi i financave me ekonominë në një ministri, sikurse është organizimi i sotëm. Në krizën 2021-22 ekonomia shqiptare tregoi qartë që nuk ka konkurencë, ka prani masive kartelesh dhe monopolesh. Politikat tregtare janë tërësisht në favor të importit dhe kundër prodhimit të brendshëm. Sa më sipër është vecanërisht me pasoja të rënda në raste të krizave ekonomike. Krejtësisht pa oponencë institucionale financat janë të interesuara për grumbullim sa më të shpejtë, në vlera sa më të mëdha dhe me çdo mjet të të ardhurave në buxhet. Përmendim, se gjatë krizës ekonomike më të rëndë për bizneset dhe qytetarët vetëm në muajt janar, shkurt 2022 janë shtuar më afër 200 milion$ të ardhurat në buxhet e shtetit nga rritja e çmimeve të importeve. Gjithashtu, prania edhe e  përfaqësuesve të Ministrisë së Financave në Bordin e Administrimit të Karburanteve është arsye që çmimi krahësimor i shitjes me pakicë është të paktën 10-15 lekë/litër më i lartë. Pasojat janë shkatërruese për ekonominë, industritë, prodhimin vendor dhe qytetarët shqiptarë në afatgjatë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0