Konfindustria: gjeni kush është pas kompanisë guackë të ish Armos - Business Magazine Albania

Konfindustria: gjeni kush është pas kompanisë guackë të ish Armos

Konfindustria

Konfindustria ka theksuar se zhvillimet e fundit dramatike në rafinerinë e ish- Armo, janë pasojë e pritshme e politikave thellësisht të dështuara në sektorët strategjikë të ekonomisë në 30 vite.

Sipas Konfindustrisë, gjëndja në sektorin e hidrokarbureve është edhe më e vështirë nga prania në numër të madh të kompanive të regjistruara në parajsa fiskale. Kompanitë e tipit “guackë”, që ndërrojnë njera tjetrën, kanë shkaktuar dëme me qindra milionë $ në dëm të shtetit shqiptar, përfshi edhe rastin e rafinerisë ish-ARMO. Një pjesë e madhe e dëmeve të shkaktuara vjen nga përdorimi skemave të pastra të grabitjes së buxhetit të shtetit, duke mos paguar detyrimet fiskale. Më pas kalojnë në falimentim dhe/ose zhduken me skenar të parapërgatitur, duke shfryëzuar faktin e të qenit kompani të regjistruar në “parajsa fiskale”pa asnjë barrë siguruese të dukshme.

Lexo: Rikthehen problemet për naftëtarët

Administratori i Konfindustrisë thekson se, hapi i parë serioz i vendimarrjes politike për të patur mundësi për zgjidhjen edhe të çështjes së rafinerisë ish-Armo, është, që SPAK, BKH, SHISH dhe agjencite partnere të kryejnë zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të zotëruesve të vërtetë të kompanive “guackë”, të përfshira në skandalet në fushën e hidrokarbureve. Më pas, nëpërmjet vendimeve të gjykatës, të kalohet në konfiskimin e pasurisë personale të pronarëve të kompanive “guackë”. Njëkohësisht, kërkohet, që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë pa vonesë projekt ligjin e vonuar prej mbi 5 vjet, të kërkuar me forcë edhe nga agjencitë e specializuara të BE, për detyrimin e bërjes publike të pronarëve të kompanive “guackë” në vend dhe ndalimin e pjesëmarrjes në sektorët strategjikë të ekonomisë dhe kontratat me shtetin.

Vetëm nga sektori i hidrokarbureve dëmet e pësuara për ekonominë, buxhetin, biznesin dhe qytetarët, llogariten në mbi 10 miliard dollarë. Në sa më sipër, nuk bëjnë pjesë dëmet e pallogaritshme në uljen e konkurencës së ekonomisë shqiptare, shëndetin, mjedisin, teknologji, etj.pasojë e cmimeve nga më të lartat në botë dhe cilësia e dobët e karburanteve në qarkullim në treg shqiptar. Vlera e dëmëve të shkaktuara nga keqfunksionimi i sektorit të hidrokarbureve vijojnë të shtohen cdo vit më qindra milionë dollarë .

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0