Rikthehen problemet për naftëtarët

Rikthehen problemet për naftëtarët

Naftëtarët shqiptarë gjenden sërish në periudhë krize. Bankers Petroleum Albania përmes një njoftimi zyrtar, bën të ditur se është informuar nga media për protestat e punonjësve të kompanisë “Tosk Energji”, që punojnë në rafinerinë Ballsh.
Përfaqësuesit e kompanisë kanë deklaruar për mediat se rafineria është mbyllur si rezultat i mos-furnizimit me naftë të papërpunuar nga Bankers Petroleum Albania.

Bankers nga ana e saj thekson se, Tosk Energji nuk ka përmbushur detyrimet ndaj Bankers. “Punonjësit janë duke u përdorur nga “Tosk Energji” që në fakt nuk ka arritur të përmbushë termat dhe kushtet e Kontratës së Shitjes së Naftës Bruto për 2019″.

Bankers dhe “Tosk Energji” kanë rënë dakord për Programin e Dorëzimit të naftës bruto në bazë ditore për Shtator 2019 dhe vëllimet e dorëzimit për Tetor-Dhjetor 2019, që në 27 Gusht. Në këtë ditë, “Tosk Energji” ekzekutoi Amendimin 4 të kontratës për ngarkesat e naftës bruto gjatë Shtator-Dhjetor 2019″.

Lexo: Privatizimi më i madh në historinë e njerëzimit duket në horizont

Gjatë ditëve të fundit të gushtit, Bankers kërkoi nga Tosk Energji që të siguronte parapagesat, apo pagesat e pjesshme. Gjatë fundit të muajit gushtit dhe fillimit të shtatorit, Bankers i është drejtuar kompanisë Tosk me disa e-mail zyrtarë duke kërkuar prej tyre kryerjen e parapagimit për volumet e planifikuara për muajin Shtator.

Mungesa e pagesave, ka bërë që Bankers t’i drejtohet disa herë kompanisë Tosk Energji, e cila nuk pagoi, nuk tërhoqi sasitë dhe nuk iu përgjigj Bankers. Sipas Bankers, është ndërprerë edhe komunikimi. Tosk Energji ka shkelur disa hërë kontratat e shitjeve të naftës bruto duke e vendosur Bankers në situata të vështira për lëvizjen, shpërndarjen e naftës së prodhuar dhe shumë herë duke shkaktuar kosto shtesë të konsiderueshme. Ata kanë treguar se nuk ka vullnet të mirë për të bashkëpunuar dhe nuk e ka informuar Bankers për ndonjë mbyllje të rafinerisë Ballsh për çështje teknike të papritura ose për ndonjë arsye tjetër.

Ndaj, zyrtarët e Bankers thonë se vendosën të shesin sasinë e naftës jashtë vendit.

Lexo: Rikthehet kriza në Armo. Naftëtarët në këmbë drejt Tiranës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0