Konfindustria: duhet të rritet konkurenca në sistemin bankar - Business Magazine Albania

Konfindustria: duhet të rritet konkurenca në sistemin bankar

Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme nga Banka e Shqipërisë dhe Qeveria për rritjen e konkurencës në sistemin bankar dhe krijimin e kushteve për kreditimin gjithëpërfshirës të ekonomisë kombëtare.

Masat me natyrë fiskale duhet domosdoshmërisht të kufizojnë edhe nxjerrjen masive të parave shqiptare në formën e dividentit nga bankat me pronarë fundorë të huaj. Vetëm nga 4 banka janë mbi 190  milionë euro të transferuara jashtë në  2022. Për sa më sipër Konfidustria përsërit kërkesën, që taksa mbi dividendin në sektoërët e rregulluar dhe të mbyllur, PPP, koncesionet, etj., përfshi sektorin bankar, të rritet të paktën deri në nivelin e 15% nga 8% të sotëm.

Banka e nivelit të dytë siguruan të ardhura rekord historik në vitin 2023 në shifrën e 280 milion euro. Një pjesë e madhe e fitimit ishte rrjedhojë e rritjes me mbi 5% të normës bazë të interesit të kredive te depozitat e qytetarëve, duke goditur rëndë kursimet e tyre. Kreditimi parazitar i sistemit bankar është përqëndruar në financimin e borxhit publik dhe sektorin e ndërtimit., që siguron fitime të mëdha.

Konfindustria vlerëson me shqetësim, se mjaft problematike është lënia tërësisht jashtë kreditimit të një numri të madh të sektorëve  ekonomisë kombëtare, kryesisht bujqësisë, industrive dhe prodhimit vendor.

Bashkangjitur edhe me zhvleftësimin e fortë të monedhës Euro ndaj Lek-ut, problematikat e krediditimit mbështesin drejtëpërdrejtë importet me pasoja shkatërruese falimentimi në shkallë të gjerë për industritë dhe prodhimin vendor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0