Konfindustria dëmi ekonomik në Shqipëri 2 miliardë $. Kërkohet hapja e menjëhershme përpara 1 Qershorit

Konfindustria dëmi ekonomik në Shqipëri 2 miliardë $. Kërkohet hapja e menjëhershme përpara 1 Qershorit

konfindustria

Konfindustria i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid 19 rikthimin e menjëhershëm në normalitet të jetës ekonomike për të gjithë kategoritë e biznesit në hapsirat gjeografike në shkallë vendi papërjashtim dhe papritur afatin subjektiv kohor të paracaktuar të 1 qershorit. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme dhënia e menjëhershme e lirisë së plotë të lëvizjes së qytëtarëve, në të gjitha qarqet e vendit.

Lexo: Zyrtari i SHBA: Kina fshehu virusin, do t’i shkojmë çështjes deri në fund
Konfindustria shpreh shqetësimin për vonesat e tejskashme dhe të paarsyetuara të rikthimit në normalitet të jetës ekonomike në vend. Shqipëria, pavarësisht se praktikisht nuk kishte asnjë pasojë nga pandemia globale Covid 19, është vendi i fundit, në lehtësimin e masave shtrënguese. Të gjitha vendet historike të BE, që u prekën më dhjetra herë më rëndë sesa Shqipëria nga kriza shëndetësore e Covid 19, zbatuan masa shumë herë më të lehta të izolimit dhe njëkohësisht janë shumë më përpara në rikthimin në normalitet. E njëjta gjëndje është edhe për vendet e Rajonit, që praktikisht janë rikthyer në normalitet të plotë. Përfundimi është një faturë financiare shumë më e rëndë krahësimisht vendeve të tjera, për qytetarët dhe goditje e fortë ndaj fuqisë së konkurencës të ekonomisë shqiptare.

Konfindustria vlerëson, se masat shumë jopërpjestimore ndaj rrezikut shëndetësor real dhe sidomos vonesat e rikthimit në normalitet të lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitetit të bizneseve, i kanë shkaktuar një dëm kolosal të papërligjur ekonomisë kombëtare. Vetëm në muajt mars dhe prill 2020 vlerësimët e Konfindustrisë, të pranuar edhe nga përfaqësues të ekzekutivit, kanë përllogaritur një dëm ekonomik prej më shumë se 1,2 miliardë $ për ekonominë formale dhe mbi 2 miliardë $ për ekonominë reale të Shqipërisë.  Nga vlera e mësipërme të paktën 350 milionë $ përllogariten të jenë dëme të shkaktuara drejtpërdrejtë nga keqmenaxhimi i krizës. Fatura e mësipërme po vazhdon të rritet me çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë vonesë drejt rikthimit në normalitet.

Konfindustria vlerëson, se vonesat e papërligjura, joprofesionale dhe të paarsyetuara për rikthimin e jetës normale në vend, përvec rëndimit shkatërrimtar të faturës financiare për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë, rrezikojnë të vënë në pikpyetje dhe të zbehin krejtësisht vetë qëllimin dhe të gjitha masat e ndërmarra deri më tash nga ekzekutivi kundër Covid 19.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0