Konfindustria: 7358 biznese do ta blejnë më shtrenjtë energjinë elektrike në janar - Business Magazine Albania

Konfindustria: 7358 biznese do ta blejnë më shtrenjtë energjinë elektrike në janar

prodhimi vendas

Konfindustria bën me dije se 7358 biznese të tensionit 20, 10 dhe 6 Kv, duke filluar nga 1 janar 2022 nuk do të furnizohen më me energji elektrike me çmim të paravendosur nga ERE/Enti Rregullator i Energjisë. Parashikimet janë, që tarifat e energjisë për muajin janar të rriten me të paktën 200%. Metodologjia dhe cmimet përfundimtare të energjisë elektrike do të vendosen në mbledhjen e ERE në 29 Dhjetor 2022.

Rritja e tarifave të energjisë do të pasqyrohet drejtpërdrejt me inflacion, rritjen e çmimeve fundore të mallrave dhe shërbimeve për qytetarët fundorë, rritjen e kostove të bizneseve, ujen e mëtejshme të fuqisë konkurruese të ekonomisë kombëtare. Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon për bizneset. Grupi në fjalë i bizneseve përbën pjesën më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare.

Përfaqësues të OSHEE Group në forum u shprehën, se janë siguruar të gjitha kushtet infrastrukturore të nevojshme për liberalizimin e tregut si dhe garantimin e energjisë elektrike të bizneseve, në rast të mos-sigurimit nga ana e tyre në furnitorë jopublikë. OSHEE ka parashikuar të kryejë afër 90 milionë euro investime për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë gjatë vitit të krizës globale 2022.

Përfundimet e mësipërme u paraqitën në Forumin e Infrastrukturës Energjitike në Kushtet e Liberalizimit të Tregut dhe Krizës Globale, organizuar nga Konfindustria dhe pjesëmarrje të biznesit, OSHEE dhe botës akademike.

Lexo: Disa shenja që tregojnë se keni një inteligjencë të lartë emocionale

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0