Konferencë trepalëshe Maqedoni-Kosovë-Shqipëri për sipërmarrjen sociale - Business Magazine Albania

Konferencë trepalëshe Maqedoni-Kosovë-Shqipëri për sipërmarrjen sociale


Sot dhe nesër në Shkup do të organizohet konferenca shkencore ”Hulumtim i zhvillimit të sipërmarrjeve në Ballkan”, me pjesëmarrës nga Kosova dhe Shqipëria.

Aktiviteti organizohet nga “Reaktor – hulumtimi në veprim” në bashkëpunim me “Public” dhe “Connect” nga Maqedonia, “Partners Albania” nga Shqipëria dhe “Qendra për paqe dhe tolerancë” nga Kosova.

Këto organizata e kanë zbatuar, së bashku, hulumtimin ”Sfidat dhe mundësitë e sipërmarrjeve sociale për punësimin e personave”, të mbështetur nga Programi rajonal për promovim të hulumtimeve në Ballkanin Perëndimor.

Në konferencë do të prezantohen hulumtimet më të reja që lidhen me zhvillimin e sipërmarrjeve sociale në rajon, por do të vendosen edhe themelet e konferencë të hulumtuesve në sferën e sipërmarrjeve sociale.

Projekti mbështetet nga Programi rajonal për promovim të hulumtimeve në Ballkanin Perëndimor, në bashkërendim me Universitetin e Friborgut në Zvicër dhe mbështetur financiarisht nga Agjensia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC).

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0