Operatoret e komunikimeve elektronike ne Shqiperi do te firmosin nje kod sjellje per ruajtjen sidomos te te miturve nga permbajtje te demshme ne internet.
Lajmi u be i ditur gjate Konferences Kombetare per internet te sigurt, qe u mbajt sot ne Tirane, e organizuar nga Microsoft Albania. Ministri i Inovacionit dhe Teknologjise se Informacionit, Genc Pollo, tha se rritja e perdorimit te internetit ne vitet e fundit e ka bere me te rendesishme ceshtjen e mbrojtjes se femijeve nga perdorimi i papershtatshem i internetit.
“Kete te enjte, pas nje pune njevjecare, do te jemi te pranishem ne ceremoninen e nenshkrimit te Kodit te Sjelljes midis operatoreve mobile dhe ISP-ve, per te futur praktika te reja dhe nje trajtim me te kujdesshem ndaj klienteve te tyre, pra ndaj marresve te sherbimit te internetit, ne menyre qe gjithkush te kete mundesi te mbrohet dhe te kete dijeni se si te mbrohet,” tha Pollo.
Ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, percolli nje mesazh sensibilizues per perdorimin e sigurt te internetit nga femijet.
“Te gjithe kemi per detyre te promovojme perdorim te sigurt te internetit. Eshte e rendesishme te jemi te gjithe te ndergjegjshem per kete. Kompanite e sherbimit te internetit duhet te forcojne vete filtra mbrojtes dhe programe te kontrollit prinderor.
Duhet te rritet kapaciteti i stafit te shkollave dhe i vete nxenesve per menyrat dhe format e perdorimit te sigurt te internetit,” tha Arvizu.
Numri i perdoruesve te teknologjise se informacionit e te komunikimit, eshte rritur ndjeshem. Numri i perdoruesve celulare ne vend e kapercen shifren 100%, numri i smart phone-ve eshte rritur shpejt dhe tek ne dhe si perdorues te internetit llogaritet afro 60% e popullsise. Shume shpejt eshte rritur dhe numri i perdoruesve ne rrjetet sociale.
Vetem ne Facebook aktualisht ka gati 1.3 milion perdorues, ose e thene ndryshe me shume se 78% e popullsise online jane aktive ne rrjetet sociale dhe rezulton qe shumica e tyre jane te rinj nen 24 vjec. (CIO Albanian)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.