Konference dyditore ne Tirane: Shqiperia dhe Italia: nje partnership per Europen - Business Magazine Albania

Konference dyditore ne Tirane: Shqiperia dhe Italia: nje partnership per Europen


 

Ne kuadrin e aktiviteteve te Presidences italiane te Keshillit te Bashkimit Europian, Ambasada e Italise ne Tirane dhe Universiteti Katolik “Zoja e Keshillit te Mire” organizojne ne Tirane, diten e hene dhe te marte date 20 dhe 21 tetor, Konferencen me titull “Shqiperia dhe Italia: nje partnership per Europen”. Aktiviteti do te artikulohet ne dy dite. Cerimonia peruruese do te mbahet diten e hene date 20 tetor, ne oren 17.00 prane Pallatit te Kongreseve. Ndersa punimet e konferences do te mbahen diten e marte 21 tetor, prej ores 09.00 ne sallen Aula Magna te Universitetit Katolik “Zoja e Keshillit te Mire”.

Synimi, pak muaj pasi Shqiperia ka marre statusin e Vendit kandidat, eshte te reflektohet mbi te ardhmen e Shqiperise duke marre shkas nga roli qe ka pasur Italia ne procesin e integrimit te Vendin ne Europe, duke e vendosur kete perspektive dypaleshe ne kuadrin me te gjere strategjik te zgjerimit te Bashkimit Europian ne gjithe zonen e Ballkanit Perendimor dhe te bashkepunimit rajonal ne kete zone.

Aktiviteti do te hapet me nje ceremoni peruruese diten e hene, duke nisur nga ora 17.00, ne Sallen e Konferencave te Pallatit te Kongreseve. Do te paraqesin nismen Ambasadori i Italise Massimo Gaiani dhe Prof. Lorenzo Ornaghi, keshilltar i Bordit te Fondacionit Zoja e Keshillit te Mire. Do te marrin fjalen Jean-Eric Paquet, Drejtor per Shqiperine, Bosnje-Hercegovinen, Serbine dhe Kosoven prane Drejtorise se Pergjithshme te Zgjerimit te Komisionit Euopa; Pier Ferdinando Casini, Kryetar i Komisionit te Jashtem te Senatit dhe Edi Rama, Kryeminister i Republikes se Shqiperise.

Punimet e Konferences do te vazhdojne gjate gjithe dites se neserme, e marte 21 tetor, ne sallen Aula Magna te Universitetit Katolik “Zoja e Keshillit te Mire”. Fjalen pershendetese do ta mbaje Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Keshillit te Mire”, Prof. Bruno Giardina.

Axhenda sa me poshte:

Ne oren 9.00 do te mbahet nje Lectio Magistralis nga Prof. Romano Prodi, me titull “Europa e se ardhmes: dyer te mbyllura apo dyer te hapura?”.

Ne oren 10.30 do te nise paneli ekonomik, i moderuar nga z. Stefano Folli, gazetar i “Il Sole 24 Ore”. Do te marrin fjalen, ne kete rend: Arben Ahmetaj, Minister i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes, Gian Maria Gross-Pietro, Kryetar i Keshillit Drejtues te Bankes Intesa Sanpaolo, Paolo Costa, Kryetar i Autoritetit Portual te Venezia-s, Milva Ekonomi, Zevendes Ministre e Shendetesise, Carlo Crea, Drejtor i Çeshtjeve Nderkombetare i Rrjetit Elektrik Terna, Riccardo Delleani, President i Telecom Italia Sparkle, Giampaolo Russo, TAP Italy Country Manager.

 

 

Prej ores 15.00 deri ne oren 17.00, do te zhvillohet paneli akademik. Nen moderimin e Prof. Silverstro Montone (Dekan i Fakultetit te Shkencave Ekonomike dhe Politike te Universitetit ZKM), do te marrin fjalen, ne kete rend: Prof. Federico Niglia (Universiteti LUISS i Romes), Prof. Tritan Shehu (Universiteti Katolik ZKM), Z. Remzi Lani, themelues i Institutit Shqiptar te Medias, Prof. Damiano Palano (Universiteti Katolik Sacro Cuore), Prof. Paulina Hoti (Universiteti Katolik ZKM) dhe Z. Gledis Gjipali, Drejtor ekzekutiv i Levizjes Europiane ne Shqiperi.

Me kete konference hapet edhe Java e XIV e Gjuhes Italiane ne Bote (20-25 tetor 2014), qe kete vit qe do te kete si lajtmotiv Europen ne lidhje me kufijte e rinj te botimit dhe perhapjes se dijes: “Te shkruash Europen e re: botimet italiane, autore dhe lexues ne epoken dixhitale”. Synimi i Javes se Gjuhes eshte vleresimi i rolit te librit, ne format e ndryshme te botimit (ne leter apo dixhital), ne zhvillimin e konceptit te Europes si vegwl per perhapjen e kultures dhe pwr civilizimin e shoqerise.

Ne Konference do te jene te pranishem, nder te tjeret, edhe studentet e gjuhes italiane qe ne muajt prill dhe maj te ketij viti u bene pjese te “2014: Te pergatitemi per Eurpen”, projekt italian per formimin europian – nen kujdesin e Ambasades se Italise dhe mbeshtetjen e Institutit Italian te Kultures – qe u realizua ne shkollat dhe universitetet e 6 qyteteve (Tirane, Elbasan, Korçe, Shkoder, Vlore, Gjirokaster), duke zbatuar ne Shqiperi formatin didaktik te Punto Europa Direct te Forli-se (Universiteti i Bologna-s) dhe qendres se Ekselences Jean Monnet, te njohur nga Komisioni Europian. Konferenca do te kurorezoje edhe kete pervoje pozitive kulturore qe ne muajt e shkuar ka perfshire mbi 1000 nxenes dhe studente shqiptare, duke sjelle ne nje vend te huaj realitetet akademike dhe institucionale te Sistemit Itali.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0