Ishte diçka e re për të gjithë, ndoshta edhe e frikshme deri diku, por mund finalizimi i këtij aktiviteti të suksesshëm ishte një eksperiencë mjaf e veçantë. Për ketë arsye vendosën mos të lihej me aq…
Flasim çdo ditë për të sjellë një frymë të re në vend. E kush mund ta bëjë këtë më mirë sesa të rinjtë?
Po çfarë është “Konferenca Studentore”?
Konferenca Studentore është një aktivitet që organizohet për të dytin vit radhazi dhe bën bashkë studentë, pedagogë, sipërmarës dhe figura të njohura nga bota ekonomike. Është një organizim në të cilin studentët promovojnë talentin e tyre dhe akademikët nga ana tjetër, i nxisin ata nëpërmjet fjalimeve motivuese dhe çmimeve vlerësuese.
Çfarë përfitimesh kanë studentët pjesëmarrës nga ky aktivitet?
Përveçse një eksperiencë të vlefshme për të ardhmen e tyre, krijimit të një networku të gjerë, studentët do të kenë mundësi të fitojnë:
- Vendi i parë: 40 000 lekë (të reja)
- Vendi i dytë: Intershipe dhe praktika në një nga kompanitë më të njohura në Shqipëri
- Vendi i tretë: Mundësi punësimi/bashkëpunime me sipërmarrës të njohur
- Certifikata për të gjithë pjesëmarrësit
Ashtu si çdo aktivitet edhe Konferenca ka një mision të vetin:
Shkembimi i ideve dhe eksperiencave të studentëve pjesëmarrës, promovimi i njohurive akademike dhe prezantuese, informimi mbi tema të njohura nga jeta e përditshme. E përse mos ta bëjmë traditë të përvitshme fenomenin e krijimit të produkteve të pamenduara më parë. Kështu mund të tregojmë se të rinjtë janë pasuria më e madhe e një vendi.
Çfarë ndodhi në “Konferenca Studentore 2018”?
Konferenca e vitit 2018 ishte një bashëpunim midis studentëve të Universitetit Metropolitan Tirana, universitet i cili gjithmonë mbështet nismat e “sipërmarrësve” të rinj dhe Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Pjesëmarrja e studentëve dhe figurave të njohura nga bota akademike dhe e biznesit ishte e lartë. Vlen për t’u përmendur shtysa që ajo konferencë i dha të rinjve në promovimin e talentit të tyre.
Në aktivitet u prezantuan nëntema të ndryshme si inflacioni, sistemi banker, papunësia, Startup-et etj , të lidhura me temën makro: Globalizimi i Ekonomisë dhe Sfidat e Të Rinjve. Këto prezantime sollën në vëmendje gjithçka që i duhet një vendi për t’u quajtur i fuqishëm dhe i zhvilluar.
Çfarë do të ndodhë në “Konferenca Studentore 2019: Globalizimi në “IN.E.AR” deri në limitet e tij”?
Nëpërmjet një nisme vullnetare të studentëve nën mentorimin e pedagoges Blerina HOXHA, nis puna për diskutimin e temave dhe nëntemave që ndikojnë më shumë në jetën e gjithsecilit prej nesh. Pas përzgjedhjes së aplikantëve, nëpërmjet këshillave dhe udhëheqjes së akademikëve përkatës nga fusha të ndryshme ekonomike, studentët do të aftësohen në përgatitjen e një punimi të mirfilltë akademik, nëpërmjet hulumtimeve dhe analizave lidhur me temën e përzgjedhur.
Konferenca Studentore 2019, ndryshe nga ajo e një viti më parë përveç fushës Ekonomike, do të përfshijë edhe fushat si Inxhinieri Ndërtimi dhe Arkitekturë. Nëntemat që do të trajtohen janë: Strategjia marketing, Tregtia elektronike, Inteligjenca artificiale etj.
Target grupi ynë është çdo student i çdo universiteti, i cili mendon se mund të sjellë një risi në botën e biznesit me anë të prezantimit të punimit të tij.
Çfarë duam të arrijmë nga “Konferenca Studentore 2019”?
Kemi mësuar se eksperiencat e fituara në aktivitete të tilla janë një plus i madh për të gjithë të rinjtë, të cilët i mbajnë idetë e tyre në “sirtar”. Theksojmë se në Konferencën e një viti më parë, shumë të rinj patën mundësi të punësohen nga përfaqësues të kompanive që ishin në auditor në këtë event.
Data të rëndësishme!
- 20 Janar – Afati i fundit i aplikimit online në konferencë
- 10 Shkurt – Afati i fundit i dërgimit të abstrakteve online, një punim i shkurtër që përmban përmbledhjen e punimit përfundimtar.
- 10-15 Shkurt – Vlerësimi i abstrakteve të dërguara nga akademikët
- 15-16 Shkurt – Kthim i përgjigjeve për të gjithë aplikantët në qoftë se vazhdojnë më tej ose jo
- 2 Mars – Afati i fundit i shlyerjes së pagesë (një tarifë prej 1500 lekë të reja)
- 16 Mars – Dorëzimi i punimeve përfundimtare për nëntemën e zgjedhur
- 23 Mars – Dorëzimi i punimeve përfundimtare në PowerPoint për ditën e eventit
- 28 Mars – DITA E KONFERENCËS
Nëse ju që po lexoni këtë shkrim jeni studentë që keni njohuri të mira akademike në fushat e Ekonomisë, Inxhinierisë së Ndërtimit ose Arkitekturës ju ftojmë që të aplikoni.
Ndajeni këtë njoftim me dikë që ju njihni, i cili plotëson kriteret e mësipërme, duke i dhënë një mundësi të madhe që duhet shfrytëzuar.
Të interesuarit mund të kontaktojnë në:
E-mail: [email protected]
Për të aplikuar në konferencë plotësoni formularin e aplikimit Këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.